Berisha në Delvinë: Kandidati i Rilindjes, kushëriri i Ardi Veliut, njeriu mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme

Berisha në Delvinë: Kandidati i Rilindjes, kushëriri i Ardi Veliut, njeriu mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme

12:10, 23/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shkuar sot në Delvinë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “bashkë Fitojmë” për këtë bashki, z. Ilir Mehmeti. Në fjalën e tij para pjesëmarrësve , Berisha tha:  

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Delvinës! 

Para së gjithash dua të përulem me nderimin më të madh para jush, të shpreh mirënjohjen më të thellë, para qytetarëve dhe qytetareve të Delvinës, banorëve të këtij rrethi për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë PD-së dhe demokracisë shqiptare nga ditët e para gjer sot, në traditën më të shkëlqyer të shpirti të tyre atdhetarë, të shpirtit të tyre liridashës. 

Faleminderit shumë!

Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie. 
Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij. Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët. 

Por e vërteta është se eksperincën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie.

Miqtë e mi! 
Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët.

Të marrim rivalin e Ilirit.  Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco