Blendi Klosi kërcënon drejtorët për vota: Kush nuk paraqet listat emërore, nuk e ka bërë punën

Blendi Klosi kërcënon drejtorët për vota: Kush nuk paraqet listat emërore, nuk e ka bërë punën

23:07, 22/04/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Blendi Klosi ka kërcënuar drejtorët e bashkisë dhe të institucioneve shtetërore se ‘nëse nuk paraqiten në takim me detyrat e kryera (listat emërore), do quhet sikur nuk e kanë kryer punën’.

Në denoncimin e ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohet lista me emrat e drejtorëve dhe orari takimeve të punës për ditën e hënë në orarin e punës.

SMS e Ilir Banushit PS:

Përshëndetje! Ditën e hënë datë 24 prill duke nisur nga ora 10:30, drejtuesi politik i qarkut, z. Klosi, do të ketë takime të veçanta me të gjithë koordinatorët, ku nga secili do të raportohet për punën e kryer. Në takim sipas rajoneve që ndjekin, do të jenë present edhe deputeti dhe drejtuesi politik. Çdo coordinator të njoftoj për pjesëmarrje dhe kryetarët e Grup Seksionit që mbulon. Grafikun e takimeve e keni si më poshtë në tabelë. Secili të ketë me vete të printuara skanimet sipas listave të zgjedhësve, listat e flamurtarëve çfarë mbulon secili flamurtar. Vendi i takimit do tu njoftohet në vazhdim.

Sqarimi me SMS i Blendi Klosit për SMS-në e Ilir Banushit:

Jo vetëm skanim por edhe censusin për çdo listë zgjedhësish të qëndrës së votimit. Kush nuk paraqitet do konsiderohet se nuk e ka kryer detyrën dhe misionin për të cilin kemi 4 muaj që komunikojmë, takohemi dhe premtojmë që e kemi realizuar!

Lista e drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe institucioneve shtetërore të angazhuar për listat e votave:

Ëngjëll Avdulaj- Drëjtor i Burgut

Irena Stasa- Drejtore e shërbimit social

Daut Zeraj- Shefi Financës së Bashkisë

Albi Gjenerali- Drejtor i Oshee

ANILA hitaj- drejtore e shtëpisë së foshnjës

Anjëza Shiko- Drejtore e Tatimeve Bashki

Ermal Sinaj- Drejtor i agjencisë së Bregdetit.

IRrena Toshkallari- Drejtore e Arsimit

Olta Ganaj- Drejtore e Spitalit Psikiatrik

Vilma Bello- Zv ministre Turizmi

Ani Binaj- Drejtor I Aku

Besnik Këndezi- drejtor i Tecit

Arnold Rrokaj- Drejtor i Imt Bashki

saniela Xhaferri- Drejtore e zyrës së Punës

Flamur Mama - Prefekt

Aulona Veizi- Nënkryetare Bashkie

Shkëlqim Rama- Drejtor i Postës

Brunilda Saliaj- Drejtore e shërbimeve Shoqërore

Edmond Leka- Drejtor i Shërbimeve Publike Bashki

Sokol Kananaj- Drejtor i Tatimeve

Elona Hodaj- Drejtore e Ujësjellësit

Etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco