Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Analisti: Rama përdor administratën për zgjedhjet, PS e ka bërë tallava jetën e shqiptarëve!

Analisti: Rama përdor administratën për zgjedhjet, PS e ka bërë tallava jetën e shqiptarëve!

22:59, 22/04/2023
A+ Aa A-

Politologu Shpend Gashi teksa ka komentuar fushatën elektorale, theksoi se PS-ja e ka bërë dhe jetën e shqiptarëve tallava.

Gashi deklaroi se qeveria ‘Rama’ po përdor administratën në zgjedhje dhe se ka minuar të gjitha proceset zgjedhore.

“Të gjithë e dinë se si është legjitimuar. Në vitin 2019 ishte njësoj si në vitet e komunizmit. Kemi hyrë në zgjedhje me një parti dhe me 2 paterica të blera nga partia në pushtet në vitin 2019. Në vitin 2021 pamë një fushatë që u morën me Berishën dhe Metën dhe gjithë retorika u bë do sillni këta në pushtet. Sot jemi në kushtet që kjo parti që ka minuar të gjitha proceset zgjedhore e që thotë nuk do të përdor administratën dhe e përdor.

Kanë edhe një këngë tallava, sepse tallava e kanë bërë edhe jetën e shqiptarëve. Kanë edhe një aplikacion Aktivisti që përdorin të dhënat e qytetarëve për t’i përdorur në zgjedhje. Kur vjen puna që kjo qeveri të tallet me dinjitetin tonë, unë nuk e duartrokas.

Në Shqipëri nuk i intereson njeriu se çfarë është e lejuar e çfarë nuk është. Po të kalosh rrugën e Kavajës, ti shikon posterin e Ramës bashkë me posterin e Berishës dhe Metës. Nga ana tjetër unë nuk shoh asnjë lloj posteri në rrugët e Tiranës nga ana e opozitës. Nga 98’ e deri në 2023 nuk e ka lënë ndonjëherë karrigen e pushtetit Rama. Por mua nuk më duket i moralshëm. Duhet të ketë një lloj koherence mes partive opozitare dhe asaj në pushtet. Shikoj vetëm PS. Edhe në media shumë pak janë ato që e reklamojnë opozitën”, tha politologu për Panorama Tv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco