Skënder Gjuci premton për biznesin e Matit: Do ul taksat me 30%, pushteti lokal ju falimentoi!

Skënder Gjuci premton për biznesin e Matit: Do ul taksat me 30%, pushteti lokal ju falimentoi!

21:57, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Matit, Skënder Gjuci ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit dhe intelektualë të qytetit. 

Gjuci premtoi për bizneset uljen e taksave me 30%, duke zbutur ndjeshëm barrën fiskale, për të nxitur punësimin dhe rritur të ardhurat për qytetarët.

Sot klima e biznesit në Mat, ka theksuar Gjuci, është e përkeqësuar ndërsa dhjetëra biznese kanë ulur qepenin prej politikave të gabuara të bashkisë. 

Kandidati demokrat akuzoi pushtetin lokal se nuk ka kthyer në investime për banorët vjeljen e taksave të rritura sipas tij trefish përgjatë 4 viteve. 

Image

"Biznesi është motori i punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Sa më miqësorë të jemi me biznesin aq më shumë përmirësojmë klimën e zhvillimit të tij e cila përkthehet në mirëqenie të gjithanshme. Takimi që zhvilluam sot me biznesin dhe intelektualët matjanë, kaloi në një atmosferë tepër miqësore duke shprehur besim reciprok. Folësit theksuan keqqeverisjen aktuale të pushtetit aktual që nuk mendon për qytetarët, por vetëm për një grusht njerëzish dhe interesat e tyre klanore. Bashkia ka rritur taksat abuzivisht duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe barrën fiskale të bizneseve. Nga ana jonë garantuam një klimë miqësore ndaj biznesit, duke filluar me uljen e taksave me 30%. Do të hiqet plotësisht taksa antikushtetuese e arsimimit, tarifat vendore të shërbimit do të aplikohen vetëm në ato njësi ku ofrohen këto sherbime dhe jo në të gjithë territorin. Dhjetëra biznese kanë falimentuar nga barra e rënduar fiskale prej trefishimit të taksave. Ne do të eliminojmë procedurat burokratike që shtojnë kostot mbi biznesin. Në zyrat e bashkisë nuk do të gjeni arrogancën e tanishme, por çdo kërkesë e juaja do të trajtohet me prioritet dhe përgjegjshmëri. Në 4 vitet e fundit familjet matjane u shfrytëzuan nga pushteti lokal për të mbushur arkën, por taksat e tyre nuk u kthyen në investime. Matjanët tashmë e dinë se ku kanë shkuar paratë që janë vjelë prej tyre. Kryetari i bashkisë duhet të japë llogari para qytetarëve dhe bashkia Mat duhet të bëjë transparencë për çdo qindarkë të shpenzuar. Pas 14 Majit bashkia do të jetë e qytetarëve dhe transparenca do të jetë motoja e punës tonë të përditshme", thekson kandidati Skënder Gjuci në një postim në Facebook, pas takimit me bizneset e Matit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco