Igli Cara nxjerr FOTO-n: Gjendja e rrugëve si në qendër, ashtu edhe në periferi të Durrësit

Igli Cara nxjerr FOTO-n: Gjendja e rrugëve si në qendër, ashtu edhe në periferi të Durrësit

18:25, 22/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati demokrat i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, ka publikuar pamje nga një rrugë në lagjen ‘Spitallë’ të Durrësit, që është plotë baltë.

Në postimin e tij në Facebook, Cara thotë se kjo gjendje e rrugëve të amortizuara është si në qendër të qytetit, ashtu edhe në periferi.

Cara shton se do të jetë në këto zona si gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjeve të 14 majit, për të dëgjuar problematikat e banorëve të zonës.

Postimi i plotë:

Përballë propogandës sfidon realiteti. Kjo rrugë është në Spitallë. Në të gjithë Durrësin ka rrugë të amortizuara në të njëjtën gjendje, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Do te jem aty dhe kudo, jo vetëm tani, por edhe pas 14 majit për të zgjidhur problemet dhe shqetësimet e banorëve të Durrësit.

Në 14 Maj, bashkë bëjmë ndryshimin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco