Republikanët takim elektoral në Shkodër, Mediu: Do votojmë Bardh Spahinë, e majta po shkatërron familjen

11:20, 21/04/2023
A+ Aa A-

Partia Republikane zhvilloi takimin elektoral në Shkodër ku mori pjesë dhe kryetari i Bashkisë Bardh Spahia.

Këshilltarët e Partisë Republikane shprehën mbështetjen e tyre për z. Spahia

Ndërkohë që kandidati i opozitës Bardh Spahia duke vlerësuar mbështetjen e Partisë Republikane dhe aleancën ndërmjet PR dhe PD ndër vite theksoi se Shkodra nuk i është dorëzuar dhe nuk i dorëzohet dhunës së pushtetit të Edi Ramës.

“Shkodra jonë, tha ai, nuk mund të thyhet apo blihet dhe të kthehet në një patericë e qeverisë”.

Mediu që në fillim uroj Shkodranët për festën e Fitër Bajramit dhe theksoi rolin e rëndësishëm që ka besimi në Zot jo vetëm në jetën tonë personale por dhe në bindjet dhe sjelljen tonë politike.

Ai theksoj se e majta po shkatërron familjen, nuk na njeh si nënë e babë, por si numra,

« Nuk na njeh si komb, por si njerëz pa atdhe dhe pa fe,

Për ta nuk ka histori, tradita ».

« Patriotizmi dhe shqiptarizmi, këto virtyte që mbajnë çdo komb, janë atavizëm i botës së tyre moderne,

Të flasësh për Shqipëri, Kosovë e komb shqiptar është nacionalizëm, të flasësh për miqësinë me Vuçiçin është Evropianizëm ».

Pyetja është çfarë duhet bërë, tha Mediu.

Së pari të kuptojmë se pa liri, pa pronë dhe pa besim nuk ka jetë

Ne duhet të thyejmë tabutë duke parë si zot politikë dhe politikanë mbi Ne ka është vetëm Zoti  tabutë..

Le ta deklarojmë sa më fortë e ta bëjmë pjesë të jetës dhe qëndrimit të çdo shqiptari se; “Të gjithë kemi lindur të barabartë dhe Zoti na ka veshur me të drejta të patjetërsueshme, si; Liria, Jeta dhe ndërtimi i lumturisë”.

E kaluara e varfërisë, e shtetit monist, administratës politike,

Kohës kur partia ishte Zot mbi Zot, ku kundërshtarët persekutoheshin, nuk është një e kaluar e largët,

 Për fatin e keq çdo ditë po rikthehet dhe kërkon të bëhet përsëri dominante në jetën tonë.

Pluralizmi politik është zëvendësuar me pazarin politik.

Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjen dhe fyerjen.

Qeverisja është zëvendësuar me klanet dhe korrupsionin.

Jeta është bërë pa vlerë,droga dhe krimi zotërojnë rrugë, sheshe dhe janë të lidhura me shtetin.

Është koha për t`a bërë qeverinë të funksionojë, punojë me ne, jo të jetë mbi ne;  për të na qëndruar në krah, jo për të hipur mbi shpinë.  Qeveria mund dhe duhet të ofrojë mundësi, jo t`i mbysë ato.

Është koha që ne të vlerësojmë se; edhe pse jemi një komb i vogël, kemi vlera shumë të mëdha dhe nuk duhet të kufizojmë veten në ëndrra të vogla.

Ai siguroj kandidatin e opozitës se çdo votë e Partisë Republikane do jetë votë për kryetarin e Bashkisë Bardh Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco