Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

'Ikni nga puna nëse nuk bëni 15 vota për PS'/ Salianji: Po u bëhet presion punonjësve të administratës

22:49, 20/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji denoncoi në "Çim Peka Live", presionet që po u bëhen punonjësve të administratës publike. 

Sipas tij, punonjësve u është dërguar nga një letër ku u kërkohet të garantojnë 15 vota për PS në mënyrë që të mbajnë vendin e punës. 

"Kërcënohen punonjësit e administratës publike. U kanë çuar nga një letër që për të mbajtur vendin e punës duhet të çojnë 15 emra. I kërcënojnë për të shkuar në aktivitetet e kryetarëve të bashkive dhe kryeministrit. Ka një abandonim nga administrata se në fund të ditës thoën më mirë të ikin se sa t'i shërbejnë interesave të krimit. Sot nxorën një vendim tjetër që do kontrollojnë këta që të mos marrin pjesë, pra praktikisht do kontrollojë kush shkon dhe kush nuk shkon në aktivitet që bën partia", tha Salianji.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco