'Nuk ekziston, është fake'/ Analisti: Studimi që iu paraqit Këlliçit është mashtrim!

'Nuk ekziston, është fake'/ Analisti: Studimi që iu paraqit Këlliçit është mashtrim!

21:45, 20/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra ka reaguar lidhur me një dokument që qarkullon në rrjet i cili "shitet" si studim i GIZ për transportin urban në Tiranë. 

Ky material iu paraqit edhe kandidatit të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në Tiranë Belind Këlliçi në emisionin "Opinion". 

Në një postim në Facebook, Gurra shkruan se studimi nuk ekziston askund dhe se i gjithi është një mashtrim që serviret për kundërpeshë ndaj zotimit të Belind Këlliçit për ta bërë urbanin falas pas 14 majit.. 

"Studimi që i paraqitet Këlliçit sot në studio është ’FAKE’. Kërkoni gjejeni, nuk ekziston kurrkund. Mashtrim!", shkruan ai, ndërsa postimin e shoqëron me foto nga emisioni. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco