Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shkullaku: Rama pushtetin e mori me krimin, me krimin do ta mbajë. Këtë filozofi ka

21:29, 20/04/2023
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku, është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se, Edi Rama e ka marrë pushtetin me krimin dhe me krimin do ta mbajë. Sipas Shkullakut, kjo është filozofia e qeverisjes.

Duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, që kanë ndodhur në çelje të fushatës elektorale, Shkullaku u shpreh se, nuk do të jetë e largët dita që Shqipëria të përfundojë si Palermo e fundviteve ’80.

‘Çështja e klimës është e paprecedentë, nuk është inauguruar asnjë fushatë elektorale me vrasje të një zyrtari politik dhe tritol një funksionari partiak, ndërkohë që viktima në Lezhë ka qenë edhe funksionar publik, ndërkohë ka qenë edhe kandidat për deputet, i afiluar në koalicion me PS-në.

E kam thënë edhe këtu, që kjo gjë nuk duhet të na habitë, sepse kjo ka të bëjë me lidhjet e krimit me politikën. E kam thënë para ca kohësh, që nuk do të jetë e largët dita, që Shqipëria do të përfundojë si Palermo e viteve ’80, ku janë vrarë dhe Senatorë, funksionarë të lartë policie. Kjo nuk ka të bëjë me gjuhë, por me filozofinë se si vendos të menaxhosh pushtetin që ke marrë me votë.

Pra çfarë kemi parë. Kemi parë një ministër të Brendshëm të akuzuar për lidhje me organizatë ndërkombëtare të trafikimit të drogës. Ne kemi pasur deputet të PS-së, që kanë qenë edhe të akuzuar për vrasje, trafik droge, prostitucion, përdhunime. Ne kemi pasur dhe kryetarë bashkisë.

Pra, nëse ti do të rrosh nga shpata, fundi prap shpata është. Pse e them këtë. Se po i more këta elementë të të mbledhin vota, ata duan një shpërblim dhe sot jemi përballë fakteve se del një i akuzuar për vrasje në gjykatë, se një x politikan ka komunikuar me një nga personat që akuzohet për vrasje e një personi tjetër. Kemi raste kur thuhet se politikanë kanë aksione, apo pasuri të fshehura, të deklaruara në emër të personave me rekorde kriminale.

Kemi raste pa fund që policia përfshihet në rrjete kriminale, oficerë policie që shoqërojnë eksponentë krimit të larta. Kemi krime që ndodhin dhe nuk zbardhen. Kemi drejtorë policie i cili del dhe thotë pa iu dridhur qerpiku del në Elbasan dhe thotë se, në makinë nuk u gjet asnjë material zgjedhor.

Le të thonë këta çfarë të duan, ne me krimin e kemi marrë dhe me krimin do e mbajmë, kjo është filozofia, nuk është pasojë e një retorike’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco