Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Strazimiri: Erion Veliaj është personi më i paditur në SPAK

21:08, 20/04/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë në Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka deklaruar se Erion Veliaj është politikani më i paditur në SPAK.

Në një lidhje direkte për ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Strazimiri tregon se SPAK, kur bie fjala tek këqyrja e dosjes se Veliajt, e anashkalon mbi argumenta justifikimi.

“Në tronditje e sipër të kësaj, se në fakt nuk po e besoja vetëm kur pashë që ishte dokumenti zyrtar që kishte nxjerrë,dhe u detyrova të kërkojë. Më doli një lajm i 22 nëntorit të vitit 2021, dy vjet më parë , Erion Veliaj politikani më i paditur në SPAK. SPAK-u nuk e ka thirrur asnjëherë. SPAK-u kur i thua ‘pse nuk merresh me këtë dosje’ thotë ‘jam shumë i ngarkuar, dosja është shumë komplekse, ja se po shohim e po bëjmë’. Ka dy vjet që nuk gjen kohë drejtësia të thërrasë Erion Veliajn, politikanin më të përfolur, më të paditur në SPAK, me prova krejtësisht forta dhe ashiqare. Ama SPAK menjëherë brenda  48 orëve gjen kohën  për të thirrur dhe për të marrë të pandehur  dhe akuzuar një gazetar i cili nuk ka bërë asgjë veçse ka bërë detyrën e tij duke kontribuar shumë fakte me nxjerrjen e të vërtetës dhe drejtësisë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco