SYRI TV/ Qeveria Rama vijon shkeljen e Kodit Zgjedhor, kalon vendimi për rritjen e pagave për disa kategori

12:43, 20/04/2023
A+ Aa A-

Qeveria Rama ka miratuar vendimet për rritjen e disa kategorive të pagave, në mes të fushatës elektorale  duke vazhduar  shkeljen e Kodit Zgjedhor. Ministrat e qeverisë njoftuan miratimin e vendimeve, për rritjen e pagave, për disa kategori. 

Nga SYRI TV

Në mes të fushatës elektorale, qeveria Rama ka vijuar  me politikën e rritjes së pagave, megjithëse në shkelje të Kodit Zgjedhor, që ndalon shpërndarjen e shpërblimeve 4 muaj para zgjedhjeve. 

Një pjesë e ministrave njoftuan kalimin e vendimit për rritjen e pagave, për kategoritë e bluzave të bardha, për arsimtarët, punonjësit e burgjeve, të Gardës dhe  zjarrfikësit. 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, e pyetur se ku do t’i gjejë qeveria paratë për këtë rritje pagash që nuk ishte parashikuar në buxhet,  por  po përdoret gjatë fushatës elektorale, deklaroi se fondet do të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokime të brendshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco