VIDEO/ Skandali me ndihmat për të blerë vota, ndodh edhe me kandidatin e Ramës në Kukës

12:28, 20/04/2023
A+ Aa A-

Saga e ndihmave në fushatë zgjedhore nuk ka të ndalur në Qarkun e Kukësit.

Sot ishte radha e Bashkisë së Kukësit të përfshihet në shpërndarjen e pakove ushqimore vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve.

Që në orët e para të mëngjesit, banorët e shtresave në nevojë ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administrative të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të Bashkisë së Kukësit.

Ndërsa drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi, thotë se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave, 'Ne thjesht po i shpërndajmë,' tha ai.

I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikojë në vullnetin e votuesve kur Bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim.

Kodi Zgjedhor parashikon se me fillimin e muajit të fushatës zgjedhore ndalohen forma të tilla ndihme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco