Fuga: Roli i Akademisë është të promovojë shkencën jo të hallakatet

Fuga: Roli i Akademisë është të promovojë shkencën jo të hallakatet

11:21, 20/04/2023
A+ Aa A-

Akademik Artan Fuga ka folur për rolin e Akademisë së Shkencave në vendin tonë ku sipas tij ajo duhet të orientojë dhe të promovojë shkencën, edukimin shkencor dhe inovacionin në vend.

Në postimin tij në Facebook, Fuga thekson se ajo nuk duhet të ndërmarrë projekte kërkimore shkencore në nivel të parë, duke u hallakatur nga fizika te sizmiologjia, pandemia e COVID etj. pasi ky nuk është roli i saj në Akademitë e Mëdha Perëndimore dhe për më tepër “nuk ka pikë kuptimi të zëvendësojë institutet shkencore, departamentet e specializuara”.

Postimi i plotë:

Unë i qendroj fort idesë sime që roli i Akademisë së Shkencave është të orientojë strategjikisht dhe të promovojë shkencën, edukimin shkencor, etikën e shkencës, inovacionin në vend, të përpunojë logjikat ndërdisplinore, të shohë e studjojë impaktin e shkencës dhe inovacionit në shoqëri, të paralajmërojë çekuilbrat në formimin shkencor, të kritikojë injorancën dhe padijen, të orientojë drejtimet kryesore të kërkimit shkencor në vend.

Jo të ndërmarrë projekte kërkimore shkencore në nivel të parë, duke u hallakatur sa nga fizika, te sizmologjia, nga kovidi te historia, sepse as e bën dot, as nuk është roli i saj në akademitë e mëdha Perëndimore, as nuk ka pikë kuptimi të zëvendësojë institutet shkencore, departamentet e specializuara, dhe mbi të gjitha një asamble me akademikë me formime krejt të ndryshme prej njëri tjetrit nuk mund t’i mbivendoset kërkuesve shkencorë dhe instituteteve, universiteteve, departamenteve si një makth i keq autoritar, sikurse ishte në epokën e diktaturës.

Mjaft me nostalgjitë e vjetra! Akademikët që duan të merren me punë shkencore të shkojnë ta bëjnë në institute dhe departamente, sikurse bënte Aleks Buda, Eqrem Cabej, Petrit Radovicka, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco