Erion Veliaj organizon takimin e hapjes së fushatës për Alibeajn dhe Bejkon

Erion Veliaj organizon takimin e hapjes së fushatës për Alibeajn dhe Bejkon

20:20, 18/04/2023
A+ Aa A-

Enkelejd Alibeaj dhe Roland Bejko nisën zyrtarisht fushatën në një palestër sportive, ku ishin mbledhur një grumbull njerëzish.

Mediat pranë qeverisë u kujdesën që t’i bëjnë jehonë këtij takimi, por ndërkohë për të gjitha ishte kujdesur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Me një pjesëmarrje të ulët, takimi u organizua në palestrën e ‘Fahrie Hotit’, pallatit të sportit që është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Duket se pas vulës dhe parave, Veliaj po kujdeset tani edhe për logjistikën e grupimit ‘Alibeaj’, i cili nuk arriti dot të nxjerrë më shumë se 10 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojmë se së fundmi, Alibeaj dhe Veliaj janë shfaqur në sinkron të plotë edhe me akuzat që bëjnë dhe me retorikën politike që përdorin.

Ndërkohë, gjatë takimit ku u prezantua Bejko, nuk pati ndonjë premtim konkret për fushatën elektorale.

Më së shumti fjalimet ishin kundër kreut të opozitës, Sali Berisha.

Ndërsa për ‘kundërshtarin’ Veliaj, që ishte kujdesur për të organizuar takimin, u thanë vetëm dy-tre fjali.

Nga ana tjetër, në një qytezë si Roskoveci, kryetari demokrat, Sali Berisha kishte mbledhur në një takim elektoral mbi dyfishin e personave që ishin të pranishëm në nisjen e fushatës nga grupimi Alibeaj.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco