Berisha prezanton Sofije Alushajn në Patos: Një kandidate shembullore!

19:36, 18/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi sot në Patos kandidaten e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", për kryetare bashkie, Sofije Alushaj.  

"Së pari shpreh kënaqësinë time të madhe që sot paraqes këtu para jush kandidate për qytetare të parë të bashkisë një qytetare shembullore, një shërbëtore të përkushtuar të qytetarëve, të banorëve të Patosit, Dr.Sofije Alushaj. Paraqes një zonjë të përkushtuar, dhembshur, të devotshme dhe të aftë, e cila ka vendosur me besimin tuaj, t’u shërbejë ju, të menaxhojë dhe të drejtojë këtë qytet me besimin tuaj. 

Unë kam kënaqësi të madhe që sot paraqes këtu znj.Alushaj, sikandidate tuajën, të votuar dhe përzgjedhur nga ju në një proces demokratik të pashembullt më parë. Sofija, siç e dini ju vjen nga Kosova, por ka një meritë shumë të madhe, ka zgjedhur Patosin si vendin më të bukur të ëndrrave të saj. Ju siguroj se do t’ju nderojë ju. Ju siguroj se do të shënojë një ndryshim të madh në udhëheqjen, drejtimin, menaxhimin e kësaj bashkie. Do e shndërrojë atë në shtëpinë e parë të qytetarëve të Patosit. Do vendosë në epiqendër ju, qytetarët. Do të vendosë në epiqendër familjen".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco