Investimet për banor/ Shehaj: Tirana shpenzon sa Gramshi. Veliaj shtoi 3600 punonjës në bashki!

18:55, 18/04/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës shpenzon sa Gramshi dhe më pak se Kamza dhe Tropoja në raport me numrin e banorëve. 

Ekspertja Brisida Shehaj në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço tha se Erion Veliaj shtoi në aparatin e bashkisë së Tiranës 3600 punonjës. 

Ndërsa 27 mln euro nga buxheti i bashkisë shpenzohen për paga. 

"Bashkia e Tiranës shpenzon 5298 lekë investime për banor. 52 mijë lekë të vjetra në vit. Është e barabartë me Gramshin. Tropoja shpenzon 74 mijë lekë, bashkia Kamëz është 75580 lekë, bashkia Vorë 87039 lekë investime për banorë. Jemi të barbartë me Gramshin, edhe Kamza shpenzon më shumë para. Kemi nga 2015 deri 2021, 3600 punonjës të shtuar më shumë në aparatin e bashkisë Tiranë. 27 mln dollarë më shumë rroga për fotografë e për historira dhe ndërkohë investimet që marrin qytetarët e Tiranës janë njësoj sa Gramshi. Janë 600 mln euro taksa të mbledhura nga bashkia e Tiranës. 60% e buxhetit shkon për paga dhe shpenzime operative", u shpreh Shehaj. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco