VIDEO/ Zgjedhje të reja-avaz i vjetër, Rakip Suli hap depot e bashkisë për të blerë votat

19:12, 18/04/2023
A+ Aa A-

Vesi del me shpirtin thotë një shprehje e vjetër e popullit.

Gara elektorale ka vazhduar dhe jemi mësuar që të shohim këto vite nga të gjitha format e tjetërsimit të votës, që pushteti socialist i ka modernizuar dhe sofistikuar.

Rakip Suli i frymëzuar dhe nga kandidati i PS në Has ka hapur depot dhe magazinat e bashkisë së Kamzës duke shpërndarë ushqime familjeve në nevojë që për fat të keq vitet e fundit janë shtuar shumë në Shqipëri.

Kjo lloj fushate me tentativa për të siguruar votën është gjëja më e turpshme që na ka rastisur të shohim rëndomt në zgjedhjet e  kaluara dhe nuk mund të mungonte as tani, edhe pse është viti 2023. Rama dhe kandidatët e PS mbjellin pemë, pasi të gjitha punët i kanë mbaruar, njerëzit jetojnë të lumtur, e vetëm përmirësimi i cilësisë së ajrit ka mbetur pa zgjidhur, fiks si në ato filmat e realizmit socialist, ku ndryshojnë vetëm emrat se filozofia është e njëjtë.

Por ajo që bën habi më shumë është se në rast kur këto janë të qetë e mbjellin pemë, çfarë pune ka Rakip Suli të hapë depot e ushqimeve dhe të tregohet panorama se Shqipëria është një vend i botës së tretë, ku ka pllakosur uria dhe për një copë bukë janë të aftë dhe të shesin votën, shtëpinë dhe dinjitetin njerëzit.

Përtej tentativës për të mashtruar dhe blerë votën ajo që të tremb më shumë është niveli se ku ka shkuar shoqëria, mirëqenia sociale, dhe se kjo ndodh 7 km larg metropolit të Veliajt, por pyetja është se në rrethe vallë si mund të jetë realiteti i shqiptarëve.

/ E.S Syri.Net/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco