SYRI TV/ Takimi/ Duka, Mediu dhe Shehi mbështesin Igli Carën në Durrës

11:21, 18/04/2023
A+ Aa A-

Aleatët tradicionalë të PD-së, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, zhvilluan në Durrës një takim mbështetës për kandidatin e opozitës në këtë bashki, Igli Carën. Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi u bënë thirrje qytetarëve të votojnë Carën si kandidatin më të denjë për Durrësin, e po kështu edhe këshilltarët bashkiakë të opozitës

SYRI TV

Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane dhe LZHK zhvilluan një takim elektoral në Durrës në mbështetje të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këtë bashki, Igli Cara.

Gjatë takimit me qytetarët Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi, bënë thirrje për të votuar masivisht Igli Carën, e po ashtu edhe këshilltarët bashkiakë të opozitës.

Ata theksuan se Cara është përfaqësuesi i denjë i qytetarisë së Durrësit dhe se ndryshimi është i domosdoshëm për t’i dhënë fund abuzimit me pushtetin lokal, korrupsionit dhe krimit.

Ndërkohë kandidati i opozitës, Igli Cara prezantoi platformën e tij për qeverisjen e Durrësit, duke theksuar se Durrësi, historia, tradita dhe potenciali i tij do i kthehen qytetarëve të Durrësit, duke e shndërruar në destinacion turistik e ekonomik.

Sipas Carës, pas 14 majit, bashkia e drejtuar prej tij, do t’i kthejë taksat e qytetarëve në shërbime për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco