SYRI TV/ Opozita çel fushatën për 14 majin, Këlliçi me 'autobus falas' në stadium

21:13, 15/04/2023
A+ Aa A-

Një moment kulmor i çeljes së fushatës ishte prezantimi i 61 kandidatëve për kryebashkiakë. Vëmendjen e tërhoqi kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili mbërriti në fushën e blertë me një autobus të bardhë duke simbolizuar kështu premtimin për transport falas në kryeqytet. Më pas në podium u ngjitën kandidatët Bardh Spahia, Igli Cara e Luçiano Boçi, që prezantuan programet  e tyre për këto bashki.

SYRI TV

Fushatën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, e çeli kandidati për bashkibë më të madhe të vendit, Tiranës, Belind Këlliçi, i cili hyri në stadiumin "Air Albania", me autobus, për të simbolizuar premtimin e tij kryesor për drejtimin e bashkisë, transportin publik falas.

Këlliçi u zotua para demokratëve, simpatizatëve të opozitës dhe qyetarëve, se  paratë e inceneratorëve do të shkojnë për autobuza falas për kryeqytetasit, ndërsa shpalosi programin e tij për drejtimin e bashkisë Tiranë.

"Autobuzi do të jetë pa pagesë, taksat tona nuk do t'i marrin më bosat e inceneratorëve. Ju nuk do të mbani më para ata që janë në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Financimi i inceneratorit imagjinar të Tiranës do të ndërpritet urgjentisht. Me paketën time, uljes së taksave dhe përgjysmimit të tarifave ju do të ndesheni pas 14 majit me klimën më miqësore ndaj jush. Së bashku do të ndërtojmë kopshte, shkolla dhe çerdhe aty ku nuk ka". 

Belind Këlliçi, kandidat i "Bashkë Fitojmë" për Tiranën

Ndërkohë kandidati për bashkinë e Shkodrës, njëherash kryebashkiaku aktual i kryeqendrës së veriut Bardh Spahia, gjatë fjalës së tij para  demokratëve tha se "Shkodra jep mesazhin e qëndresës, se mund të mundësh me dinjitet dhe të fitosh mbi të keqen".

"Të mos përkulemi, por të qëndrojmë, mos të ikim por të qëndrojmë. Ne nuk e humbëm besimin dhe fituam, Shkodra zgjodhi bashkimin mbi përçarjen, Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet, mbi gënjeshtrën, mbi mashtrimin dhe arritëm të fitonim". 

Bardh Spahia, kandidat i "Bashkë Fitojmë" për Shkodrën

Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, deklaroi se "qyteti i tij ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshimin dhe se çdo vonesë do të ishte fatale". Gjatë fjalës së tij, Boçi iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit.

"Dua të flas me të gjithë elbasanasit që kanë vuajtuar nga keqqeverisja dhe që mendojnë se nuk kanë më kontroll mbi jetën e tyre. Dua të flas me fermerin që ndjehet i braktisur në mëshirën e zotit dhe të tregut kaotik. Dua të flas me demokratë dhe socialistë të qendrës dhe të pa parti e t'u them atyre që sot është koha e qytetarëve. Programi im, stafi im kërkon t'u japë banorëve të Elbasanit mjetet për të arritur ambiciet e tyre".  

Luçiano Boçi, kandidat i "Bashkë Fitojmë" për Elbasanin

Igli Cara, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, e lidhi mesazhin e tij për zgjedhjet me portin si pikë kryesore e zhvillimit të qytetit, teksa theksoi se në 14 maj do të marrë fund klani Rama-Dako-Sako.

"Ndryshimi në bashkinë e Durrësit është emergjencë lokale dhe kombëtare. Bashkia duhet të hiqet nga duart e klanit Rama-Dako-Sako dhe t'u kthehet qytetarëve. Ndryshimi duhet të ndodhë që Durrësi dhe Porti të jenë në simbiozë me njëri-tjetrin".   

Igli Cara, kandidat i "Bashkë Fitojmë" për Durrësin

Nga aktiviteti hapës i fushatës së opozitës për zgjedhjet e 14 majit, kandidatët e dalë nga primaret demokrate bënë thirrje për elektoratin që të votojnë numri e tyre ne fletën e votimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco