Meta: Edhe 29 ditë që në Shqipëri të kemi kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve

Meta: Edhe 29 ditë që në Shqipëri të kemi kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve

20:02, 15/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një tjetër mesazh nga mitingu madhështor i opozitës sot te stadiumi "Air Albania", ku çeli zyrtarisht fushatën elektorale të 14 majit. 

Ai theksoi se pas 29 ditësh, Shqipëria do të ketë kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve. 

Meta premtoi se do të ulen taksat, do të ulet kostoja e jetesës si dhe do të krijohen mundësi që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen në vendin e tyre. 

"Edhe 29 ditë që në Shqipëri të kemi kryebashkiakë në shërbim të qytetarëve, që ulin taksat, që ulin koston e jetesës dhe që krijojnë mundësi që të rinjtë ta shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Edhe 29 ditë që Këshillat Bashkiakë të kthehen në tribuna të qytetarëve dhe në garante të transparencës dhe llogaridhënies", shkruan Meta në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco