Gjimnazistët nuk rimbursohen/ Autobusi falas/ 52 mijë lekë kursim në muaj për një familje, përfitojnë të gjithë qytetarët

12:30, 12/04/2023
A+ Aa A-

Alesia është gjimnaziste e cila çdo ditë shkon në shkollë me autobus. Ajo si shumë bashkëmoshatarë të saj është e përjashtuar nga rimbursimi për transportin urban.  Teksa ishte nisur për në shkollë, e shoqëroi në autobus zëdhënësja e opozitës për Bashkinë eTiranës, Silvi Bardhi. 

Alesia paguan çdo ditë biletën e autobusit dhe propozimin e Belind Këlliçit për transport publik falas e cilëson të realizueshëm dhe ndihmë për të dhe familjen e saj. 

"Transporti publik të ishte falas, të kishte autobusë të shpeshtë dhe duhet të ketë kushte shumë më të mira se nuk ka kushte fare. Kam qenë shumë e lumtur sepse unë e përdor transportin publik shumë shpesh kështu që edhe për prindërit e mi është një kosto më pak. Babi dhe mami kanë makinë, punën e kanë larg edhe duke qenë se autobusi vonohet shpesh të dy përdorin makinën. Shokët e klasës e përdorin autobusin për shkak se disa janë shumë larg me shkollën dhe nuk kanë mundësi të tjera pasi nuk kanë makinë dhe ata e kanë shumë problem autobusin ndoshta se autobusi vjen shumë vonë, nuk ka kushtet e duhura, vonesa për të ardhur në shkollë, marrin shumë mungesa për shkak të vonesës së autobusëve është një problem shumë i madh". 

Alesia vuri në dukje se përveç mungesës së higjienës, autobusët janë pa orar dhe për këtë i duhet të presë deri në 20 minuta në stacion. 

" Unë e shikoj autobusin diçka shumë praktike, por për autobusin tim, për Laprakën është shumë i rrallë. Duhet të presësh shumë dhe nuk ka orare fikse dhe duke qenë së është shumë i vogël, është shumë i ngushtë, ka shumë njerëz. Nuk ke si ta përballosh, thjesh duhet të rrish aty, të zesh një vend, një cep që mos ketë shumë njerëz edhe kaq. Por problem më i madh është që është shumë i rrallë, është shumë i rrallë edhe duhet të presësh, e duhet të kesh fat që të vijë. 

Silvi Bardhi: Alesia me premtimin e transportit falas Belind Këlliçi thotë se me 240 milionë euro sa është buxheti i Bashkisë së Tiranës me vetëm 20 milionë euro mund të rregullosh të gjithë transportin urban duke filluar që nga transporti falas pra të gjithë qytetarët e Tiranës nuk do të paguanin më për autobus dhe me 5 milionë euro do të rregullohet edhe e gjithë infrastruktura e autobusëve. Pra besoj që ky premtim është i realizueshëm pavarësisht skepticizmit dhe mendimeve kundër, kjo gjë mund të realizohet. Dhe nëse do të kesh një mesazh për të rinjtë të cilët votojnë për herë të parë, çfarë do të thoje? 

Alesia: Kjo patjetër që do të bëhet e mundur nëse ju do të votoni ndryshimin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco