VIDEO/ Belind Këlliçi: Unë jam i vendosur, transporti publik në Tiranë do të bëhet falas!

VIDEO/ Belind Këlliçi: Unë jam i vendosur, transporti publik në Tiranë do të bëhet falas!

09:15, 12/04/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për kryebashkiak të Tiranës, e ka shpjeguar fare thjesht para qytetarëve,  pse ai është i vendosur ta zbatojë projektin e tij më të rëndësishëm si kryebashkiak i ardhshëm, transportin publik falas në Tiranë. Dje, Këlliçi u takua me banorët e Shëngjergjit.

"Një banor në Shëngjergj paguan 200 lekë biletë për të zbritur në Kinostudio, - tha Këlliçi ndër të tjera. - Prej andej paguan sërish për të shkuar në vendin e punës apo në shkollë. Përfytyrojeni student. 400 lekë të reja në ditë vetëm për një linjë. Përfytyroni dy prindër që duhet të shkojnë në Tiranë për të punuar, ose një familje me fëmijë të rritur. Shpenzimi është disafish më i madh.

Prandaj, transporti publik do të ofrohet pa pagesë! 6.8% e buxhetit të bashkisë do të shkojë për të lehtësuar qytetarët!

Këta që i djegin paratë e Tiranës në Sharrë nuk duan, por unë jam i vendosur, do të bëhet falas. Ky ndryshim fillon nga duart e tua!" theksoi Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco