Atentati ndaj kreut të PD-së/ Topalli: Sulm kriminal! Fushata është çelur me tritol! Si në Afganistan!

Atentati ndaj kreut të PD-së/ Topalli: Sulm kriminal! Fushata është çelur me tritol! Si në Afganistan!

15:50, 11/04/2023
A+ Aa A-

Jozefina Topalli, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol të ndodhur në makinën e kryetarit të PD-së së Vaut të Dejës, Bernard Ndreca.

Topalli shkruan, se fusha është çelur me tritol, ndërsa ajo thekson faktin se ngjarja ka të bëjë me postin e Ndrecës, atë të kryetarit të PD-së lokale.

Reagimi i Jozefina Topallit:

Fushata eshte çelur me tritol!

Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij ka respektin e zones.

Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.

Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin e pau te shpertheje makina ku ishte i biri.

Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here…

Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot.

Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone.

Si ne Afganistan!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco