Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu shtëpinë e komedianit britanik për ta shndërruar në ambasadë

Kurti tregon arsyen pse Kosova e bleu shtëpinë e komedianit britanik për ta shndërruar në ambasadë

15:22, 11/04/2023
A+ Aa A-

Kosova do ta zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë të cilën e ka blerë dhe vlera e së cilës është 6.5 milionë funte. Ajo ndodhet në Hyde Park dhe dikur ishte në pronësi të komedianit Spike Milligan.

E kryeministri Albin Kurti ka thënë se përmes kësaj synojnë të forcojnë lidhjet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

”I emocionuar të ndaj që ambasada Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë Spike Milligan”.

Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar“, ka shkruar Kurti në Twitter.

The Telegraph raportoi të hënën se prona e artit dhe artizanatit në Bayswater, është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje nga ambasadori Ilir Kapiti.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë, tavane të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco