Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Këlliçi: Transporti falas ul koston e jetesës. Korsitë e biçikletave do të jenë funksionale!

Këlliçi: Transporti falas ul koston e jetesës. Korsitë e biçikletave do të jenë funksionale!

21:36, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi vë theksin te shtresat e popullsisë që përfitojnë nga transporti urban falas. 

Në Panorama Tv, pyetjes së analistëve në studio se çfarë synon konkretisht transporti falas, Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë. 

"Inkurajimi i përdorimit të transportit publik do të nxisë qytetarët të mos përdorin mjetet private, si rrjedhojë kjo ndikon në uljen e trafikut dhe dotjes në kryeqytet", tha kandidati demokrat.

Korsitë e biçikletave janë një koncept i mirë, por i implementuar gabim në disa rrugë të Tiranës, tha Këlliçi. 

Kandidati i opozitës ka shpjeguar se në turin e dëgjesave me bizneset në disa rrugë emblematike të Tiranës rezulton se korsitë e biçikletave nuk janë efikase. 

"Ngushtimi i rrugëve, ndalim qëndrimi i automjeteve në këto rrugë po çon në falimentimin e bizneseve në këto rrugë. Për këtë arsye në disa rrugë të tilla do të harmonizohet infrastruktura që korsia e biçikletave të futet nëpër lagje", theksoi Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco