Meta shpalos disa pika të programit të PL: 3-fishimi i bonusit të bebes dhe 20 mijë euro grant për…

Meta shpalos disa pika të programit të PL: 3-fishimi i bonusit të bebes dhe 20 mijë euro grant për…

19:15, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se një kilometër rrugë në Shqipëri kushton 5-6 herë më shumë se në Serbi, Mal të Zi, Greqi, apo vende të tjera të rajonit.

Komentet Meta i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, ku edhe shpalosi disa pika të programit të PL-së.

Meta tha se një nga pikat e programit për të ndaluar rënien e popullsisë është 3-fishimi i bonusit të bebes dhe dhënia e granteve për të rinjtë që duan të hapin biznese të reja, apo start-upp.

Ai shtoi se do të ketë edhe kredi deri në 20 mijë euro për çiftet e reja, ku interesat do i paguajë shteti.

‘Ka një program të qartë që për të mbështetur çiftet e reja, me kredi deri në 20 mijë euro, që interesat do i paguajë shteti. Njëkohësisht 20 mijë euro grant për çdo të ri që nis një biznes social apo startup. Një pikë tjetër pikë e programit tonë për të ndaluar rënien e popullsisë është 3 fishimi i bonusit të bebes. Gjithashtu sigurimi i detyrueshëm i jetës në kopshte, çerdhe dhe kudo të fëmijëve.

Një tjetër problem është problemi i pagave. Pedagogët bëjnë grevë dhe kërkojnë rritjen e pagave sa kolegët e tyre në Kosovë. Kjo është e papranueshme, sepse ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh.

Sipas statistikave të BE një mësues shqiptar në Konispol apo Vermosh, merr 4200 euro në vit. Po pse ndodh kjo? Sepse taksat tuaja shkojnë te inceneratori që nuk ekziston në Tiranë, apo në Elbasan dhe Fier.

Dhe jo vetëm kaq, por këtu një kilometër rrugë e re kushton 5-6 herë më shtrenjtë se në Greqi, Mal të Zi dhe Serbi e në shumë vende të tjera. Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë më, por përkundrazi’, u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco