Belind Këlliçi: Premtimi numër një i kësaj fushate, transporti publik do të jetë falas

Belind Këlliçi: Premtimi numër një i kësaj fushate, transporti publik do të jetë falas

19:00, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh gjatë prezantimit të programit të Njësia 5 se premtimi numër një i kësaj fushate është transporti publik falas. 

Ai tha se ky premtim është plotësisht i realizueshëm, ndërsa duke përllogaritur koston shtoi se në një vit bashkia e Tiranës do të paguajë 18 mln euro, ose 6.8% të buxhetit të bashkisë.  

200 mijë qytetarë në ditë përdorin transportin publik, të cilët do të përfitojnë nga bileta falas, duke kursyer për buxhetin e tyre familjar.   

Këlliçi solli në vëmendje premtimin e Erion Veliajt kur tha se do të ndërtonte trenin elektrik brenda vitit 2020, ndërsa e konsideroi këtë si tallje me qytetarët.  

"A ka qytetar që duhet ta lejojë Erion Veliaj që të tallet me inteligjencën tonë? Kush nga ju e ka përdorur trenin elektrik të Erion Veliajt? Po a ka tallje më të madhe? E kishin harruar qytetarët, unë e kam nxjerrë dhe do ta rinxjerr gjatë gjithë kohës një premtim të famshëm që ka bërë që do ta kishte përfunduar brenda vitit 2020 ku do të ndërtonte një tren elektrik që brenda Tiranës të punonte me energji elektrike se nuk e ndot Tiranën ai nuk e ndot ambientin dhe sapo të dilte nga Tirana të punonte me naftë. 

Po a ka tallje më të madhe se kjo me qytetarët?

Sigurisht për ata që besojnë 1 milionë pemët dhe trenin elektrik ne jemi gabim dhe plani jonë nuk është i mirë prandaj atyre u ka hyrë frika për premtimin numër 1 të kësaj fushate “autobusët falas”. 

Transporti publik falas! Çfarë do të thotë, fare shkurt, kostoja është 140 mijë bileta priten mesatarisht në ditë herë 40 lekë janë 54 milionë lekë në ditë në muaj shkon 1.5 milionë euro, në vit shkon 18 milionë euro. 1.5 i subvencionon sot që flasim bashkia për karburantin mbeten 16.5. Të gjithë pyesin, janë shqetësuar të gjithë analistët e bashkisë që të gjithë këta që dalin nëpër media dhe vetëm mbjellin panik, përçarje dhe fake neës çdo natë. Ku do të gjenden paratë? Po pse more kur paska 430 milionë euro për incinerator fantazëm nuk ka 16.5 për transport publik falas për 200 mijë qytetarë në ditë? Të gjithë more të gjithë, jo pensionistët. Të gjithë! Jo, ta them unë, të gjithë ne në këtë sallë paguajmë incineratorin e Tiranës që nuk ekziston 14 milionë euro në vit. Ku do të gjenden paratë? A e dini sa është buxheti i Bashkisë Tiranë në vit, është 240 milionë euro. 

Është vetëm 6.8% e një buxheti kaq të madh për të zgjidhur një problem për 200 mijë qytetarë në ditë", tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco