Këlliçi: Premtimi për transport publik falas e ka tronditur Veliajn, 52 mijë lekë në muaj kursim për familje!

Këlliçi: Premtimi për transport publik falas e ka tronditur Veliajn, 52 mijë lekë në muaj kursim për familje!

10:03, 10/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka konstatuar një vrull sulmesh nga administrata e kryebashkiakut aktual Erion Veliaj në këtë fushatë, në veçanti kundër njërit prej premtimeve të tij kryesore: Transportit publik falas.

Këlliçi tha se ky program ka marrë një mbështetje të gjerë popullore, sepse i  kursen çdo familjeje 52 mijë lekë çdo muaj, çdo familjeje që e përdor këtë transport në Tiranë.

Gazetari Flavio Qarri që e kishte ftuar Këlliçin në studion e Kafe Shqeto ka kërkuar të dijë më shumë për këtë projekt të përdorimit falas të urbanëve publikë dhe për sulmet që po bëhen, sigurisht nga Veliaj dhe mediat që e përkrahin.

Kafe Shqeto: Belind, shikoj se më ke sjellë një autobuz, si në Londër…Si është puna? Do të ndërrojmë edhe flotën?

Image

Belind Këlliçi: Po, do të investojmë edhe tek flota, e kemi thënë. Po deri tani është një premtim që e ka tronditur administratën e Veliajt dhe të PR (marrëdhënieve publike) dhe të bashkisë, por mbi të gjitha vetë kryebashkiakun, që nuk po lë portal, nuk po lë sulm, nuk po lë idiotësi pa nxjerrë për shkak se unë kam dhënë një premtim që do t’i shërbejë 200 mijë qytetarëve në ditë!

Kafe Shqeto: Këtu, meqë përmende portale, më lejo diçka. Nuk do ta përmend emrin e atij gazetarit, se është një çikë në ditë “të vështira”…

Belind Këlliçi: Do të jetë ndonjë “dashamirës”!

Kafe Shqeto: Vjen nga një shkollë e famshme gazetarie, merren me gjëra “shumë thelbësore” ata, megjithatë nga të gjithë argumentet kundër autobusëve falas që ka dëgjuar, ky i këtij gazetarit të pavarur ishte më brilanti nga të gjithë, sepse thoshte “Nëse e ke seriozisht, duhet ta bësh tani”!

Belind Këlliçi: Ta bëj tani?! Është i madh shumë! Kush e ka shkruar?

Kafe Shqeto: Është ekspert inceneratorësh ky gazetari (citon: “Nëse e ka seriozisht Këlliçi, nuk ka pse pret për t’u bërë kryetar bashkie, për ta bërë falas transportin publik)!

Belind Këlliçi: I madh! Unë nuk e di për kë e ke fjalën, por mund të vijë t’i japë këtij autobusi, sepse për momentin kaq e kam mundësinë. Të të japim këtë autobusin falas dhe ta marrë të bëjë xhiro... E kuptova tani.

Kafe Shqeto: Z. Këlliçi, po i ecim logjikës, pse nuk e bëni tani?!

Belind Këlliçi: Mbase mund të pyesësh këtë gazetarin, me çfarë mundësie mund ta bëj, si mund ta bëj?! Po dëgjoj çudira. Fakti që ka kaluar në këto lloj nivelesh absurde, çfarë s’po dëgjoj dhe e kam thënë që çfarë s’do të dëgjoj për veten, por fakti që janë kaq keq tregon sa shumë ka ngjitur ky program, ky projekt për t’u shërbyer qytetarëve dhe mbi të gjitha se çfarë mbështetjeje popullore dhe qytetare ka ky premtim që i shërben të gjithë qytetarëve të Tiranës.

I shërben 200 mijë qytetarëve në ditë dhe mbi të gjitha sjell barazi sociale në Tiranë dhe është një kosto jetese që i lehtësohet çdo qytetari të Tiranës. Mesatarisht familjeve që përdorin transportin publik ne i ulim një barrë financiare mujore 52 mijë lekë!

52 mijë lekë në muaj do të kursejë çdo familje që e përdor transportin publik sot dhe do t’i ketë më shumë në xhep. Tani, ky premtim nuk bëhet për këta gazetarë që paguhen nga inceneratorët, nuk bëhet për të pasurit, nuk bëhet për Erion Veliaj n, bëhet për qytetarët e thjeshtë, bëhet për qytetarët që jetojnë në kushte minimale jetese, në minimum jetik, bëhet për ata që janë me asistencë ekonomike, përata që janë në nevojë ekonomike, bëhet për pensionistët, për studentët.

A nuk ishte e tmerrshme javën e kaluar kemi parë radhët e studentëve nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:00, në radhë të tëra gjithë ditën për të marrë një abone?! Nga ana tjetër, a është e pafalshme për këtë qytet, këtë administratë që edhe abonetë nuk ua afron të gjithë qytetarëve, po i  ka me numër të limituar?! E gjithë politika aktuale e bashkisë së Tiranës është për goditur qytetarin. Abone mund të marrësh kudo në botë, ditore, mujore e zgjedh si të duash, ndërkohë vetëm këtu në Tiranë e ke me numër të limituar dhe duhet të bjerë bingoja që të marrësh një abone apo të marrësh dhe një vend parkimi!

Një telefonues: Belind, unë të uroj qëndro aty ku je dhe ktheji Tiranës, se Tirana tani nuk janë vetëm tiranasit, po është triçereku i Shqipërisë,  ktheji buzëqeshjen dhe lobi beratas do të votojë komplet për ju!

Belind Këlliçi: Përfaqësues i lobit beratas! Shumë mirë, teorikisht duhet të ishin pro, duhet të mbështesnin djalin e tyre, por e gjithë Tirana, të gjithë komunitetet janë në mbështetje të ndryshimit, sepse e vetmja pjesë që ka akuza i nderuar bashkëbisedues që sapo folëm, janë këta që rrezik, ndërkohë që bëjnë këto akuza, ose janë në trenin elektrik të Veliajt duke e shijuar, ose janë duke soditur 1 milionë pemët!!!

Se këta e kanë më kollaj të thonë se Erion Veliaj ka bërë tren elektrik, premtimin, i cili brenda qytetit të Tiranës do të punonte me energji elektrike, ndërsa do ta linte Tiranën me naftë për të mos ndotur Tiranën se e ka problem këtë pjesë - e ndërkohë kënaqen me “pyllin orbital” të Erion Veliajt me 1 milionë pemë!!!

Këta janë të gatshëm t’i thonë të zezës së bardhë dhe të bardhës - të zezë dhe për hir të partisë, të mos bëjnë asnjë milimetër pas. Po për fat të mirë, e gjithë Tirana është ndryshe. Unë e shoh çdo ditë. Qytetarët në Tiranë duan ndryshim, duan kopshte, shkolla, çerdhe, duan ujë të pijshëm, duan rrugë në lagje, nuk duan asfalt elektoral. Është batërdia në Tiranë me asfaltin elektoral./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco