Belind Këlliçi zbulon tek Çani, punën e parë që ka bërë

Belind Këlliçi zbulon tek Çani, punën e parë që ka bërë

22:45, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku u fol për profilin dhe pikat kryesore të fushatës së tij.

Kelliçi zbuloi edhe punën e parë që ka bërë, kur ishte 17 vjeç, dhe ka qënë teknik pulti në emisionin e parë radiofonik që realizonte pikërisht Arjan Çani, “Klani i Natës”. Emisioni ishte në sezonin e dytë.

Roli i Belindit ishte në përzgjedhjen e muzikës dhe në ndihmën teknike. Ishte pas xhamit, dhe Kelliçi tha se pikërisht prej Çanit kishte rënë në shijen e pelqimin e muzikës franceze.

Kandidati i Opozitës shkoi në studion e Çanit me simbolikat kryesore të projektit të tij. 

Që janë transporti publik falas, ngritja e 500 oazeve, lulishteve të vogla dhe vendeve të qendrimit në lagjet e Tiranës, si dhe kthimi i Lanës në një koridor të gjelbër, në një lum të pastër ku nuk derdhen ujërat e zeza, e ku do të jetë mundësia të qendrojnë e të çlodhen qytetarët.

Kelliçi ka shpjeguar kostot dhe ka detajuar se si mund të ofrohen këto shërbime. Sherbime që kanë të bëjnë me uljen e kostos së jetesës, dhe me përmirësimin e cilësisë së jetës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqipria e miqve dhe qokave07/04/2023 23:21

E pra, ky është realiteti. Kjo është Shqipëria, shumica nuk gjen dot punë më zanat as pasi kanë mbaruar universitetin e marrë me zotësi. Ndërkohë tiranësit e kanë punën gati që minorenë. Punët janë me mik e njohje e me militantizëm, dhe zihet vendi pa mbushur moshën e pa u diplomuar siç duhet. Për të tjerët që nuk plotësojnë kriteret e mikut apo partisë, ka vetëm një rrugë, shpopullimi. E tani lëshohet mufka e autobuzit falas. "Bosi" që ëndërron të marrë bashkinë jep premtim lëmoshe me paratë e taksat të gjithëve.

Shto koment

Denonco