Lajmi i fundit

Ranë në kontakt me energjinë elektrike, vdes pronari i hotelit, 2 punonjës në gjendje të rëndë

Shqipëria do i paguajë Becchettit 110 mln euro/ Mandija: Arbitrazhi dënoi vendimet e qeverisë në dëm të investitorit

18:12, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Auditit në PD, Ledina Mandija analizoi në "Task Force" vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar që dënoi Shqipërinë me 110 mln euro për t'ia paguar biznesmenit italian Francesco Becchetti. 

Mandija tha se arbitrazhi gjeti shkelje nga ana e qeverisë në dëm të investitorit. 

Gjithashtu, Mandija kritikon edhe mënyrën se si qeveria shqiptare u mbrojt në arbitrazh, duke shtuar se janë paguar miliona euro dhe në fund çështja u humb. 

"Qeveria ka harxhuar 4 mln për ta përfaqësuar mos më keq në procedurat e para që e ka humbur në 2019. Ata avokatë duhet ta kishin konsultuar për të gjetur një gjuhë ndryshe për të mos lejuar që të shkonte shifra deri në 110 mln euro, por ka vazhduar pa një analizë për të kaluar në etapat e tjera, përfshirë këtu anullimin e vendimit ku mori sërish një përgjigje negative nga gjykata dhe së fundmi provoi rishikimin sepse pati një vendim gjyqësor për ta penalizuar Becchettin. Ndërkohë që e kishte deklaruar edhe më parë si abuzues, si person që ka bërë evazion fiskal, që kishte bërë krime në Republikën e Shqipërisë dhe që kishte procedura penale paralele për të, ndërkohë që kërkohej ekstradimi i tij që bëheshin procedurat në arbitrazh. Arbitrazhi i esktradimeve vendosi që të pezulloheshin procedurat e ekstradimit të zotit Becchetti. 

Ajo që është pretenduar e re nga qeveria është rishikimi. Dhe rishikimi është kërkuar mbi bazën e nenit 51 të Konventës e cila parashikon që kur ka fakte dhe rrethana të reja, të cilat kanë qenë të paditura në momentin kur bëhej arbitrazhi, mund të paraqiten brenda 90 ditëve ose deri në 3 vjet. Fakti i ri i cili është paraqitur nga qeveria është vendimi nga gjykata penale, dënimi me 16 vjet i Becchettit për veprat penale që janë përmendur edhe më parë nga qeveria. Janë përballur disa jurisprudenca dhe në fund tribunali ka gjetur që këto nuk përbëjnë fakt të ri në referim të Konventës dhe nenit 51. Është thënë që, edhe më parë të njëjtat akuza janë përmendur gjatë procedurave në arbitrazh dhe nuk mund të ezaurojë pikërisht shkeljet e bëra nga ana e qeverisë shqiptare në cenim të të drejtës së investitorit Becchetti", tha Mandija.    

Mandija tha se qeveria nuk tregon koston e avokatëve që kanë mbrojtur Shqipërinë në arbitrazh.

"KLSH duhet ta auditojë komplet këtë situatë, si janë kontraktuar gjithë këto firma, sa janë paguar, ku është analiza financiare. Kush u ka thënë të bëjnë aplikime për korrigjim apo dhe për anulim", tha Mandija. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco