Masakra e Rezallës, Deliu: Autorët akoma nuk janë dënuar nga Serbia

17:10, 05/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Syri Tv në emisionin e pasdites me moderatoren Armela Ferko ishte në lidhje me skype Blerta Deliu, deputete e PDK.

Deliu është shprehur se sot është 24 vjetori i masakrës në fshatin Rezallë, Skenderaj nga policia dhe ushtria serbe ku mbetën të vrarë 98 persona.

"Kur po dëgjoja fjalimin e Krasniqit ish-kryetarit të parlamentit të Kosovës më erdhën ndërmend masakrat në hyrje të Skënderaj të deh ndaj familjes së Jasharëve. Ajo masakër zgjoi vëmendjen e botës për të ndërhyrë në Kosovë. Krimet makabër që kanë ndodhur në Kosovë me maskara të panumërta ku kemi trupa akoma që nuk janë gjetur dhe familjarët nuk e dinë se ku i kanë të dashurit e tyre.

Kosova ka gati 1600 të pagjetur dhe mes tyre edhe Liridoni i mitur që është dhe kushëriri im ku terrori serb nuk kursyer asgjë.

Kjo ajo që po ndodh është përpjekje për të devijuar historinë tonë të lavdishme dhe betejën tonë për liri. Marshi që ne kemi mbajtur të dielën është demonstrimi më i mirë që Kosova është e vetëdijshme që ka nevojë për drejtësinë, dhe ne nuk i kemi humbur shpresat që ajo do të jetë në krahun tonë. Përpjekjet që po bëhen për të ndryshuar historinë dhe e kaluar jonë e lavdishme që janë bërë vetëm me një qëllim të vetëm që është mbrojtja e shtëpive dhe familjeve tona.

Xhaxhai im dhe 98 banorë të fshatit Rezallë janë krenaria sepse janë gur themel i këtij shteti që n sot e gëzojmë sot. Themelet që kanë hedhur luftëtarët e UÇK ne do ti gërshetojmë me një shtet të ri demokratik dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë këtë.

Ne kemi emër dhe urdhër dhënës në një prej masakrave më të rënda mbi civilë ne akoma nuk kemi parë dënime të kriminelëve në Serbi, ndërsa në krahun tjetër kemi krerët e UÇK-së që po hetohen nga gjykata në Hagë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco