Masakra e Rezallës/ Deliu: Serbia zhvarrosi trupat për të fshehur gjenocidin!

16:52, 05/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka folur për 24 vjetorin e masakrës në Skënderaj, ku serbët ekzekutuan 98 shqiptarë në Rrëzallë, ku vetëm tre persona arritën të shpëtojnë të gjallë.

Deputetja Deliu ka humbur xhaxhain e saj në këtë masakër, duke kujtuar me dhimbje se masakra e Rrëzallës vjen vetëm 1 javë pas masakrës së Izbicës në zonën e Drenicës.

‘Janë vrarë fëmijët prej moshës 12 vjeçare deri në moshën 90 vjeçare, të cilët janë vrarë mizorisht në Rrëzallë dhe fatkeqësia më pas është se trupat e tyre janë zhvarrosur dhe është bërë krimi i dytë mbi ta për të fshehur trupat e tyre që Serbia ta fshejë krimin gjenocidial që bëri në Rrëzallë dhe ne arritëm ti gjenim trupat në vitin 2014 në Rrëmicë të Rrashkës për të pëjetuar edhe njëherë ankthin e tmerrit dhe të mërzisë të një krimi që është i përmasave të jashtëzakonshme’, u shpreh Deliu.

Sipas deputetes, është shumë e rëndë që kaq vite pas ne ende nuk kemi dënim të kriminelëve serbë në Serbi edhe pse dihen emrat dhe ata që kanë dhënë urdhër.

Deliu: Masakra e Rrëzallës vjen vetëm 1 javë pas masakrës së Izbicës në zonën e Drenicës, janë muaj të tërë kur ne përjetojmë dhimbjen, humbjen e madhe, madje përjetojmë atë që është edhe më tragjike fatin e keq ndonëse ka ndodhur gjenocid ku janë vrarë fëmijët prej moshës 12 vjeçare deri në moshën 90 vjeçare, të cilët janë vrarë mizorisht në Rrëzallë dhe fatkeqësia më pas është se trupat e tyre janë zhvarrosur dhe është bërë krimi i dytë mbi ta për të fshehur trupat e tyre që Serbia ta fshejë krimin gjenocidial që bëri në Rrëzallë dhe ne arritëm ti gjenim trupat në vitin 2014 në Rrëmicë të Rrashkës për të pëjetuar edhe njëherë ankthin e tmerrit dhe të mërzisë të një krimi që është i përmasave të jashtëzakonshme dhe është shumë e rëndë që kaq vite pas ne ende nuk kemi dënim të kriminelëve serbë në Serbi edhe pse dihen emrat dhe ata që kanë dhënë urdhër.

Ne nuk kemi parë ende dënim të kriminelëve në Serbi ndërkohë që kemi përballjen sot në një gjykatë e cila flet për figurat tona të UÇK-së duke treguar se sa e pabarabartë është situata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco