SYRI TV/ Të rinjë shqiptarë, privim të lartë material, 25% në rrezik varfërie

14:25, 05/04/2023
A+ Aa A-

Të rinjtë shqiptarë janë në rrezik varfërie. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ata kanë privimin më të lartë social dhe material në Europë, pasi nuk kanë mundësi as në përballimin e disa kostove të domosdoshme të jetesës, gjë që i detyron të emigrojnë.

Nga SYRI TV

Largimi i të rinjve është kthyer në një fenomen shqetësues për vendin, ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyet që I nxisin të rinjtë të largohen nga vendi lidhen me pamundësinë për të përballuar pagesa të domosdoshme.

Të rinjtë shqiptarë kanë privimin më të lartë material dhe social, me 34%, ndryshe nga të rinjtë europianë, të cilët e kanë 6.1%.

25% e të rinjve shqiptarë të grupmoshës nga 15-29 vjeç  rrezikon për të qenë i varfër.

Sipas Eurostat, shkalla e privimit të rëndë material dhe social tregon një mungesë të detyruar të mjeteve të nevojshme dhe të dëshirueshme për të bërë një jetë të përshtatshme.

Me mjete të nevojshme nënkuptohet mundësia për të përballuar shpenzime të papritura, 1 javë pushime vjetore larg shtëpisë,kapaciteti për të përballuar pagesat e prapambetura, përballimi I një vakti me mish çdo dy ditë, zotërimi I një automjeti, blerja e veshjeve dhe këpucëve, kryerja e aktiviteteve gjatë kohës së lirë, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco