Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Bujqësia me ecurinë më të dobët që nga 1997, ulet me 7% numri i bagëtive në 2021

12:27, 05/04/2023
A+ Aa A-

Bujqësia gjatë vitit 2022 ka mbetur në vendnumëro, pavarësisht se është dega më e madhe e ekonomisë shqiptare. Gjatë viti 2021, numri i bagëtive është ulur me 7%, kostot janë rritur, ndërsa mungojnë politikat mbështetëse.

Nga SYRI TV

Kontributi që bujqësia jep në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë është rreth 20%, e megjithatë, pavarësisht se është dega më e madhe e ekonomisë, gjatë 2022 ka mbetur në vend numëro sipas INSTAT.

Bujqësia mori zgjerim afër 0.06%, teksa në vitin 2021 sektori u zgjerua me 1.8%. Kjo është ecuria më negative e saj,  që prej vitit 1997, kur vendi ishte në kaos për shkak të trazirave të piramidave.

Numri i krerëve të bagëtive në vitin 2021 pësoi rënie vjetore me mbi  7 për qind dhe është përgjysmuar përgjatë dekadës.

Fermerët u përballën në pjesën e parë të vitit edhe me rritje të ndjeshme të kostove të lëndëve të para.

Bujqësia është sektori më madh në ekonomi që kontribuon me rreth 20% të PBB-së së vendit, por gjatë vitit 2021 mori nga buxheti i shtetit vetëm 0.7% të PBB-së.

Organizata Botërore e Ushqimit, në një analizë që i bëri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vendin tonë rekomandoi se mbështetja financiare është shumë e ulët.

Nga ana tjetër fragmentimi i tokës, kostot e larta të ushqimit, por më kryesorja, braktisja e fshatit po çojnë në rënie të shpejtë numrin e bagëtive në vendin tonë dhe në prodhimin bujqësore në tërësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco