'Do heq taksën e arsimit'/ Këlliçi: Veliaj premton 6 shkolla për 'Unazën e Re' kur për 8 vjet nuk ndërtoi asnjë!

21:49, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi premtoi se do të heqë taksën për infrastrukturën arsimore, nga e cila janë mbledhur 42 mln euro, por investimet nuk duken gjëkundi.

A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Këlliçi iu referua zonës së Unazës së Re e njohur ndryshe si Astiri, me 70 mijë banorë por që nuk ka asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe. 

Këlliçi ironizoi premtimin e Erion Veliajt, i cili, pasi kandidati demokrat ngriti shqetësimin, tha se do të ndërtohet mandatin e ardhshëm 6 shkolla. 

"Astiri, Unaza e Re është realiteti i Tiranës, një zonë me 70 mijë banorë ka zero shkolla, zero kopshte, zero çerdhe, një zonë sa Pogradeci, Berati apo Lushnja. Dhe ky zotëria del çdo ditë dhe e di çfarë propagandon, arritja më e madhe e bashkisë së Tiranës janë shkollat e reja. Kur ndërkohë ke një qytet të tërë që nuk ka një të vetme. çfarë ka ndodhur, e kam bërë unë publike këtë fakt, ka premtuar 6 të reja brenda mandatit tjetër. Kur ti për 8 vjet nuk bëre dot një, mblodhe 42 mln euro nga taksa e arsimit që unë do ta zeroj pas 14 majit, si do ju bësh 6 qytetarëve? Të paktën, edhe kur gënjen, ule, thuaj do bëj 2-3 të të besojmë, unë kam thënë 1 shkollë, 1 kosht, 1 çerdhe minimumi. Do merrem me trotuaret, ky del dhe flet për Tiranën digjitale, për inteligjencën artificiale, por në Tiranë diskutohet uji i pijshëm, diskutohet hapësira publike, shkolla, çerdhja, trafiku, diskutohet trotuari nuk ka trotuar ku të dalin nënat me fëmijë", tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco