Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Do shkoj me gazetarët, ftoj dhe ambasadën e SHBA'/ Këlliçi: Nëse inceneratori do jetë fantazmë, do të ndërpres pagesat!

21:20, 04/04/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi u shpreh në A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, se pas 14 majit, nëse do të zgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës, do të ndërpresë pagesat për inceneratorin e Tiranës. 

Ai u shpreh se bashkë me një grup gazetarësh, trupin diplomatik dhe në mënyrë të veçantë edhe me përfaqësues të ambasadës amerikane, do të shkojnë në landfillin e Sharrës për të parë nga afër nëse aty mbetjet incenerohen dhe prodhohet energji elektrike. 

Nëse një gjë e tillë nuk do të ekzistojë, tha Kallëçi, do të kallëzojë penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë.  

"Media juaj (Syri Tv, Syri.net) ndodhet nën shantazhin dhe presionin e përditshëm të inceneratorëve dhe kallëzimeve të fundit që kam parë, do të bëj diçka, pas 14 majit si kryetar bashkie do ftoj mediat, gazetarët, trupën diplomatike, në mënyrë të veçantë ambasadën e SHBA, të vijnë me mua në landfillin e Sharrës. Dhe le të shohim aty, a kryhet procesi i trajtimit, incenerimit dhe prodhimit të energjisë elektrike, siç është e shkruar në kontratë? Nëse ky proces kryhet do t'i qëndroj besnik kontratës që është nënshkruar dhe do të bëj të gjitha pagesat që më detyron ligji. Nëse ky proces nuk ndodh, nëse kemi incenerator fantazmë që në momentin e parë do të ndërpres pagesat, do t'i destinoj për transportin publik falas dhe do të kallëzoj penalisht ata që kanë firmosur këtë aferë korruptive", tha Këlliçi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco