Pse 'Tirana në duart e tua'? Belind Këlliçi i përgjigjet Krastës

21:27, 04/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show, në Syri Tv, dhe i pyetur nga Adi Krasta për një shpjegim për sloganin, "Tirana në duart e tua", Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës u shpreh se gjithçka e kanë në dorë njerëzit, qytetarët.

Këlliçi tha se është bërë shumë përpjekje, dhe është ushtruar shumë trysni për të krijuar idenë, se njerëzit nuk kanë gjë në dorë, se gjithçka e kanë në dorë të tjerët. 

Ushqehet perceptimi, tha ai, se njerëzit nuk e kanë mundësinë t’i ndryshojnë gjërat.

Por, tha Këlliçi, nuk është aspak kështu.

Eshtë transporti publik falas, në duart e qytetarëve – tha Kelliçi.

Eshtë ajri më i pastër, në duart e qytetarëve – tha Këlliçi.

Eshtë klima më e mirë për biznesin, është ulja e trafikut, është zbutja e kostos së jetesës, në duart e qytetarëve - theksoi Këlliçi.

Kandidati i Opozitës u shpreh se nga takimet që ai ka çdo ditë me qytetarët, ka një dëshirë të fortë për ndryshim. 

Dhe gjithçka mund të ndodhë, është në duart e tyre, me votën e 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco