Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Transporti publik falas, Belind Këlliçi: Kam marrë mijëra mesazhe, entuziazëm i jashtëzakonshëm!

21:01, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi foli në "A Show" me Adi Krastën në Syri Tv, për premtimin e tij për transport publik falas, nëse ai fiton zgjedhjet e 14 majit. 

Këlliçi tha se bashkisë i kushton vetëm 6.8 e buxhetit, prej 240 mln euro në vit, ndërsa përfitojnë 200 mijë qytetarë në ditë, ekonomia familjare e të cilëve lehtësohet ndjeshëm. 

Ai tha se ka marrë mijëra mesazhe entuziaste nga qytetarët që përdorin urbanët e Tiranës çdo ditë. 

"Shumica janë familjet në nevojë, të varfrit, pensionistët, studentët që unë kam marrë me mijëra mesazhe deri tani me entuziazëm të jashtëzakonshëm, por me një pikëpyetje: Belind, a realizohet? Ky premtim që kam dhënë që tingëllon bombastik nuk është çështje parash, por a ke vullnet poilitik për të bërë një ndryshim apo ke një vullnet për të vjedhur paratë e qytetarëve. E përdorin këtë shërbim 200 mijë qytetarë, priten 140 mijë bileta në ditë që do të thotë 56 mln lekë në ditë, që do të thotë 1.5 mln euro në muaj, 18 mln euro në vit. Nga këto 18 bashkia i paguan 1.5 dhe mbeten 16.5. Kjo 16.5 është vetëm 6.8% e një buxheti prej 240 mln euro në vit që ka bashkia. Ku ka më mirë për një kryetar bashkie që të alokojë vetëm 6.8% të buxhetit për t'i shërbyer 200 mijë qytetarëve në ditë", u shpreh Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpopullimi vazhdon edhe me transport falas04/04/2023 23:00

Pavarësisht nëse është i realizueshëm apo jo, problemi është që trasporti publik falas është burim i disa të këqijave. Ai do sjellë dyndje , mbingarkesë në urbanë, do hipin lloj lloj njerëzish kot për qejf, për xhiro, (si psh gabelë, pijanecë pabuksa, etj) , për trasport të gjërave të tjera, e si rrjedhim do ulet cilësia e shërbimit, cilësia e pastërtisë, sigurisë, kontrollit dhe ngarjes së mjetit nga shoferi. Më thoni një vend tjetër që ka falas trasportin publik falas? Edhe në komunizëm ishte me biletë. Pra, edhe këtu dalim te çështja e murit që vendoset dhe pse. Steve Jobs thoshte se muri vendoset për ata që s'duan apo s'mundet ta kalojnë, apo për ata që përtojnë. Në rastin e urbanëve bileta do vendosur për mos lejuar ata që hipin kot për xhiro e për arsye jo të dobishme. Bileta mund të vendoset pak lekë, psh 100-200 lek të vjetra. Për ata që s'munden as kaq, atëherë problemi nuk do parë te bileta por te punësimi. Pra problemi madhor në Shqipëri është punësimi dhe rrogat e ulëta. Dhe nëse njerëzit nuk kanë para as për urban atëherë do zgjidhur problemi i punësimit , por jo me veresie bilete. Kjo gjë nuk i intereson politikës, as juve gjasme të djathtëve sepse ju nuk doni punësimin e popullit por dhënien e lëmoshës dhe t'i mbani përjetësisht të varur nga veresijet tuaja dhe ta përdorni varfërinë e tyre për vota me lloj lloj makiavelizmash. Varfërinë nuk e zgjidh veresija e as lëmosha, por punësimi, meritokracia dhe drejtësia. Por ju nuk doni asnjë nga këto. Doni të bëni si bamirës dhe si ematikë por kuptohet qartë çfarë bëni se keni 3 dekada e njëjta histori tallje dhe shpopullimi.

Shpopullimi vazhdon edhe me trasport falas04/04/2023 22:59

Shto koment

Denonco