Manjani: Paratë e drogës kanë mbërritur deri tek zyrat e DASH, duke blerë qëndrime

21:01, 04/04/2023
A+ Aa A-

Për Ylli Manjanin problemi kryesor në Shqipëri është fakti se, kush ja ka dhënë PS-së dhe qeverisë paratë për të blerë McGonigalin.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Ylli Manjani u shpreh se, paratë e drogës së Shqipërisë kanë ‘mbërritur deri tek zyrat e Departamentit të Shtetit Amerikan duke blerë lobista, duke blerë politikë bërje, duke blerë qëndrime. Ky është shqetësimi i Shqipërisë sot, nëse duam ta shohim problemin dhe ta kapim demin nga brirët’.

‘Pyetja reale në Shqipëri është kush e financon politikën shqiptare, që blen dhe Amerikën, se taksat e shqiptarëve nuk mjaftojnë. Kush e financon PS-në më së shumti, qeverinë shqiptare që paguan McGonigal. Kjo është pyetja reale. Kush e financon fushatën me shpenzime marramendëse politike, kemi hyrë në fushatë, por kemi parë dhe fushata të së shkuarës, që numëroheshin paratë me metër se nuk kishin kohë ti numëronin me gishta.

Tani këtë kush e financon. Sigurisht jo buxheti i shtetit, jo paratë e ligjshme. Kjo është pyetja që është shtruar dhe shtrohet në Shqipëria dhe nuk ka zgjidhje.

Në vend që të merremi me këtë, merremi me jo ju të rublave, jo ju të Amerikës. Pse ti i Amerikës qenke më i ligjshëm ti? Po pranon që ata që marrin dollarë, janë të ligjshëm, mjafton të merrni dollarë? Jo pra, si ti që ke marrë dollarë dhe ata të rublave njësoj jeni, të paligjshëm para ligjit. Ky është një argument që hidhet për konsum elektoral.

Këto hidhen për tu shmangur nga thelbi i gjësë. Kush është thelbi i gjësë? Paratë që vijnë nga krimi, nga droga, më së shumti nga droga. Droga është masive, është e hapur, sjell shumë të ardhura, droga bën kulla, droga bën ndërtime, droga bën politikë, droga bën drejtësinë, droga bën çdo gjë në këtë vend.

Dhe paratë e drogës kanë mbërritur deri tek zyrat e Departamentit të Shtetit Amerikan duke blerë lobista, duke blerë politikë bërje, duke blerë qëndrime. Ky është shqetësimi i Shqipërisë sot, nëse duam ta shohim problemin dhe ta kapim demin nga brirët’, - tha Ylli Manjani gjatë intervistës së tij në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco