Kryemadhi: Veliaj po paguan ndërkombëtarët për të thënë se inceneratorin e bëri Rama

19:02, 04/04/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi shprehet se skandali i inceneratorëve ka shkaktuar "luftë" brenda mazhorancës se kush do të mbajë përgjegjësinë. 

Në "Task Force" me Sonila Meçon, në Syri Tv, Kryemadhi shkoi edhe më tej në akuzat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ajo tha se Erion Veliaj po paguan në kancelaritë perëndimore për të thënë se inceneratorin e bëri Edi Rama dhe ai vetë (Veliaj) vetëm ka zbatuar urdhrin e kryeministrit. 

"Erion Veliaj po shpenzon para pafund në kancelaritë ndërkombëtare për të thënë inceneratorin e ka bërë Edi Rama dhe unë kam zbatuar urdhrin e Edi Ramës. Sepse sot, edhe po të dojë ta zhbëjë Edi Rama, Erion Veliaj në sistemin e drejtësisë, dosja e inceneratorit, evazioni fiskal, sot figuron në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare e dorëzuar. Dhe e bashkangjitur me të gjitha paditë të përkthyera. Mënyra si ata kanë vepruar për të kapur sistemin e drejtësisë, për të kapur mediat dhe për t'i shantazhuar, i keni parë faturat e paguara nga inceneratori nëpër mediat televizive...inceneratori i Tiranës vazhdon dhe paguan çdo ditë", tha Kryemadhi.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco