Burimi: Po krijohen lajme për të mbuluar aferën McGonigal, sigurinë kombëtare e cenon Kina

18:55, 04/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv me moderatoren Sonila Meçon në Syri tv ishte gazetari dhe analisti, Genc Burimi.

Burimi është shprehur se mediat e Ramës po tentojnë të ndërtojnë një mjegull të madhe me financime ruse tani që Shqipërinë do ta vizitojë zyrtari i lartë amerikan, Eskobar.

Analisti ka theksuar se sot i vetmi shtet që cenon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare është Kina, dhe këshilltari i Ramë ka bashkëpunuar me kinezët.

"Jemi në atë skemën ku hajduti thotë kape hajdutin, kjo është një skemë për të harruar aferën McGonigal, dhe që javën tjetër do të vjerë përfaqësuesi amerikan, Eskobar  i cili do ti tregojë “dhëmbët” Metës dhe Berishës.

Përpara që këto që të mundohen të gjejnë qimen ke syri i Kryemadhit ata duhet të shohin atë traun e madh ke syri i tyre se financimet ruse i kanë këto me aferën e Derypaskës dhe aksionet që ai ka përfituar në Shqipëri.

Skandali i madh që ka ndodhur është ajo me Dumanin ku ai thotë dy monstruozitete. Ai shprehur se nuk mund të gjejë se kush është pronari i inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që Shqiptarët vijojnë të paguajnë, ky është një kapitullim ndaj krimit dhe korrupsionit i drejtësisë.

Një prokuror duhet të presë pagesën e inceneratorët., pastaj ai personi që tërheq paratë të paraqitet dhe nëse i është prerë pa të drejtë të ja paguajnë. Skandali i dytë më i madh është që u bënë dy ditë që po dalin karnavalet e Ramës në TV kundër kryemadhit duke vënë theksin te siguria kombëtare. Sigurinë kombëtare sot Shqipërisë po ja cenon Emiratet e Bashkuara Arabe që strehojnë kriminele që nuk ja jep drejtësisë dhe ai shkon dhe i fal portin e Durrësit.

Këta karnavalet e Ramës që dalin në media për sigurinë kombëtare, në cilën kod penal sanksionohet që ti të bashkëpunosh me Rusinë është shkelje penale, mund të jetë morale dhe nëse ajo ka ndodhur duhet të mbajë përgjegjësi, por cenimi i sigurisë kombëtare është një tallje.

Ajo që e cenon siguronë kombëtare është Kina dhe këshilltari i Ramës është ai që ka bashkëpunuar me kinën dhe shërbimet sekrete."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco