Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës, me bekimin e Veliajt grabit nga xhepat e qytetarëve 100 mijë euro çdo ditë

18:32, 04/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin 'Task Force', në Syri Tv, me moderatoren Sonila Meçon ishte deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi ka çmontuar të gjithë skemën e vjedhjes që po bëhet nga inceneratori i Tiranës, nga kryebashkiaku Veliaj.

Sipas saj vetëm në ditë inceneratori gllabëron 100 mijë euro nga taksat dhe xhepat e qytetarëve të Tiranës, që nëse do të administroheshin si duhet, shumë punë emergjente për qytetin do të ishin mbaruar.

"Paditë që kam bërë në SPAK kanë çmontuar skemën e vjedhje që i bëhet qytetarëve shqiptar. Vetëm bashkia e Tiranës paguan 29/ Euro tonin e mbetjeve, 1 mijë ton në ditë I thonë 29 mijë euro në ditë. E gjithë kjo pagesë shkon për riciklim diferencim dhe djegie. Pa llogaritur që ne kemi kompani të tjera që paguhen nga bashkia e Tiranës me qëllim transportimi, pastrimi, lyerja e koshave, ndërrojnë makinat, pastrojnë makinat të cilat paguhen nga taksat e qytetarëve.

Ne nuk po paguajmë vetëm 29 euro për ton por të gjitha shërbimet e tjera e njëjta skemë është edhe nga bashkia e Durrësit, pastaj vazhdojmë me kompanitë private të dherave që hapin gropa të mëdha dhe çohen e groposen me para dhe trashë-trashë janë 100 mijë euro që fitohen në ditë nga inceneratori I Tiranës.

Të gjitha këto para shkojnë në kompanitë offshore dhe nuk dihet se ku përfundojnë këto para që nëse do të ishin pjesë e buxhetit të Tiranës do të bëheshin shumë punë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco