'Pagesat ruse'/ Kryemadhi u përgjigjet akuzave: Top Channel falsifikoi dokumentet, do përballem në Gjykatë!

18:10, 04/04/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaron se do të hedhë në gjyq Top Channel. 

Task Force, Kryemadhi tha se Top Channel ka falsifikuar dokumentet duke akuzuar atë për marrje pagesash nga biznesmenë rusë. 

Ajo tha se për të gjitha këto akuza do të përballet në gjykatë me median në fjalë. 

"Nuk kam asnjë llogari bankare, as biznes, as offshore jashtë Shqipërisë. Unë kam llogari bankare vetëm te Banka Credins në Shqipëri, bankë shqiptare, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurive. PS me kryeministrin në radhë dhe të gjithë çetën e tij që ka me Klotilda Bushkën, Toni Gogun, Petro Koçin, Taulant Ballën që i ka nxjerrë në rresht për një ka për detyrë, m.q.s besojnë te SPAK, t'i marrin dhe të ulen, të shkruajnë dy gisht letër dhe t'i çojnë në SPAK. 

Unë do çoj për padi penale televizionin Top Channel që ka mashtruar dhe ka falsifikuar e përdorur...Do ta çoj për dëmshpërblim financiar dhe padi civile sepse me sa duket ashtu siç vendosa standard të ri për inceneratorët që nuk mund të shkosh dhe të bësh baltë dhe duke hedhur batuta, siç po ndodh sot nga PS. Drejtori i Bankës Botërore thotë po të ikën rinia dhe është shumë keq për ekonominë tënde, do shkosh gropë, ai nxjerr gazetaren e Tv të Mirel Mërtirit për t'iu bërë pyetje pronarit të Mirel Mërtirit. Top News është marrë me qira nga Mirel Mërtiri. Unë do përballem në gjykatë me këta", u shpreh Kryemadhi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco