‘Vlora Hyseni në konflikt interesi’/ Zaimi: Kurti dhe Osmani të shkarkojnë dikë me vlera që ta rekrutojë Rama

16:50, 04/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analisti Arbër Zaimi ka folur për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vendosur në  krye të SHISH Vlora Hysenin, pavaresisht problemeve në Kosovë. 

Zaimi ironizoi këtë veprim të kryeministrit të Shqipërisë, duke u shprehur se çdo njeri që po shkarkon Albin Kurti ose Vjosa Osmani duket sikur po e rekruton menjëherë Edi Rama dhe mbase është më mirë që ti sygjerojmë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të shkarkojnë dikë vërtet me vlera që ti shërbejë në fund Shqipërisë.

Gjithashtu Zaimi është ndalur edhe të një konflikt i mundshëm interesi me emërimin e Vlora Hysenit e cila ka shërbyer si zëvendës/ drejtoreshë e shërbimit inteligjent të Kosovës, ku pasi është shkarkuar, ka marrë urdhëresën që të mos përdorë informacionet që i ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në atë pozitë dhe të mos i përdorë askund tjetër.

Sipas analistit, tani në pozitën e re që ka, Hyseni ka detyrën të përdorë çdo informacion që ka në shërbim të një shteti që është shteti i Shqipërisë.

Zaimi: Çdo njeri që po shkarkon Albin Kurti ose Vjosa Osmani duket sikur po e rekruton menjëherë Edi Rama. Atëherë mbase është mirë që ti sygjerojmë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit të shkarkojnë dikë vërtet me vlera që ti shërbejë në fund Shqipërisë të paktën se kështu po shkon kjo punë.

Gjithashtu mendoj se duhet të ishte pak më ndryshe marrëdhënia mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Jemi në televizion dhe duhet të ngrejmë disa pyetje që ti shërbejë opinionit publik edhe për të ndërtuar një mendim në të ardhme.

Një pyetje hipotetike, spekulative, Vlora Hyseni kur është shkarkuar si zëvendës/drejtoreshë e shërbimit të Kosovës që është agjencia kosovare e inteligjencës, është shkarkuar dhe ka marrë urdhëresën që të mos përdorë informacionet që i ka përfituar gjatë kohës që ka qënë në atë pozitë dhe të mos i përdorë askund tjetër. Ky është urdhër që ka marrë nga shteti i Kosovës që i ka shërbyer.

Tani në pozitën e re që ka ajo ka detyrën të përdorë çdo informacion që ka në shërbim të një shteti që është shteti i Shqipërisë. A mund të lindë nesër një konflikt apo kontraditë që mund të prodhojë fërkime të ndryshme këtë nuk e dimë por do ishte mirë të mos kishim sfida të tilla.

Megjithatë i uroj suksese dhe shpresoj të jetë një zyrtare dhe një shërbyese e mirë e shtetit të Shqipërisë dhe shtetit të Kosovës nga detyra që ka pasur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco