Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Berisha prezanton kandidatin Isa Ramaj: Më 14 maj, firmosim ndryshimin, Rama qeveris me banditë

17:31, 02/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari I Partisë Demokratike,  Sali Berisha prezantoi  kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Koplikut, Isa Ramaj. Gjatë takimit në Malësinë e Madhe,  Berisha tha se më 14 maj, qytetarët do të firmosnin ndryshimin. 

Syti tv

Qytetarët e Malësisë së Madhe i rezervuan një pritje  entuziaste, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës,  gjatë takimit që zhvilloi me ta, ku prezantoi kandidatin e Koalicionit Bashkë fitojmë, për Bashkinë e Koplikut, Isa Ramaj.  Në fjalën e tij, lideri demokrat theksoi se zgjedhjet e 14 majit, janë një mision historik, për të shpëtuar vendin nga monizmi.

Lideri i PD-së, foli për mungesën e  sigurisë dhe rendit në vend,duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se bashkëqeveris me krimin.

Ish Kryeministri Berisha, komentoi edhe vendimin e kryeministrit për t’u shpërndarë pensionistëve, 5 mijë lekë të reja, në prag të fushatës elektorale.

I pranishëm në  takimin me qytetarët e Koplikut, ishte edhe deputeti i Malësisë së Madhe,  Ramadan Lika. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco