Kosovë/ Mijëra qytetarë derdhën në shesh, marshim në mbështetje të luftës së UÇK-së

Kosovë/ Mijëra qytetarë derdhën në shesh, marshim në mbështetje të luftës së UÇK-së

14:17, 02/04/2023
A+ Aa A-

Nën brohoritjet “Hashim Thaçi”, “Kadri Veseli”, “UÇK, UÇK” ka nisur marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Marshimi është organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Mijëra qytetarë që kanë ardhur anë e mbanë trevave shqiptare, kanë nisur tashmë marshimin nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt sheshit “Skënderbeu”, aty ku edhe do të mbahen fjalimet.

Policia ka njoftuar se ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike gjatë marshit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco