Plani i Këlliçit për fshatin: Mbështetje financiare për prodhimin, 15 tregje të gjelbërta në Tiranë

Plani i Këlliçit për fshatin: Mbështetje financiare për prodhimin, 15 tregje të gjelbërta në Tiranë

10:10, 02/04/2023
A+ Aa A-

Me projektin e Belind Kelliçit, Bashkia e Tiranës do të subvencionojë bujqësinë dhe fermerët në zonat rurale.

Ky është angazhimi tjetër i kandidatit të opozitës, që do të ndikojë në zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.

Gjatë takimit që zhvilloi me banorë të Petrelës, Belind Këlliçi shpalosi në mënyrë të detajuar programin për bujqësinë, që përfshin subvencione deri në 10 mijë euro, mbështetje me naftë për punimin e tokës, ndërtim tregjesh apo dhe kredi, me interesa që mbulohen nga Bashkia, për fermerët e Tiranës që investojnë në bujqësi.

Image

 ‘Kemi menduar një paketë mbështetëse për të gjithë fermerët. 10 mijë euro mbështetje në bazë materiale për çdo fermer që kërkon të nisë një biznes të ri në fshat, në blegtori, në bujqësi. Në frutikulturë, në agrokulturë, në bletari në agroturizëm për të prodhuar produkte ushqimore për Tiranën, që do të thotë: 6-8 lopë rrace, 50-60 dele të rracës, 1 mijë pula apo zogj për mish, 100 mijë rasate trofte për rezervuar, vlerën e imputeve dhe fidanëve për të mbjellë për sipërfaqe më të mëdha se 0.1 hektarë, me 10 ha, kufij të sipërm, ne do të subvencionojmë deri në 2500 euro në vit. Subvencion 100% me karburant për punimin e sipërfaqeve deri në 1 hektarë por jo më të vogla se 0.1 hektarë. Mbështetje për produktet ‘Made In Tirana’, të prodhuara në Tiranë. Subvencionim deri në 70% të kostove të produktit për të gjitha prodhimet blegtorale, bulmetore ‘Made in Tirana’ që kanë destinacion tregun e Tiranës. Subvencionim deri në 50% të kostove të produktit për të gjitha prodhimet në frutikulturë, akuakulturë ‘Made in Tirana’ që kanë destinacion tregun e Tiranës. Ngritjen e të paktën 15 tregjeve të gjelbërta në Tiranë, sipas standardeve më të mira të sigurisë ushqimore. Zero taksa bashkiake për të gjithë fermerët që do shesin prodhimet ‘Made in Tirana’ në tregjet e gjelbërta të bashkisë Tiranë. Për ata që do certifikojnë organikisht prodhimet e tyre do të mbulojmë shpenzimet deri në 50%. Për fermerët që do të marrin hua në bankë për investime në agrikulturë apo agroturizëm në infrastrukturë, për kredi deri në 30 mijë euro do të japim kredi me inters zero sepse bashkia do të mbulojë interesin e kredisë pranë bankës përkatëse ku do të aplikohet për kredi’-u shpreh Belind Këlliçi para banorëve të Petrelës. 

Ai tregoi edhe kostot që ka ky plan, që do t`ju vijë në ndihmë fermerëve të 140 fshatrave në kryeqytet. 

Image

‘Ajo çka unë u premtoj, është kjo: këto katër premtime që janë të prekshme, janë konkrete, për buxhetin e bashkisë Tiranë, nuk kushtojnë më shumë se 4 apo 5% e buxhetit, për t`iu përgjigjur 140 fshatrave të Tiranës. është vetëm çështje vullneti dhe prioriteti’.

Transporti falas nuk do të jetë një shërbim vetëm për banorët e qytetit, por edhe për ata të zonave rurale. 

 ‘Transportin publik ju do ta keni mbas 14 majit falas. Nuk është normale që për fëmijët tuaj, ju të paguani lekë. Ishim në Bërzhitë, ankesa kryesore ishte se paguanin çdo ditë për fëmijët biletën e autobusit, me shku e me ardh prej shkolle, nuk i del llogaria njerëzve’-deklaroi kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës. 

I pranishëm në takim, kandidati i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak, Endrit Brahimllari tha se plani i Belind Këlliçit për Tiranën, i shërben qytetarit. 

‘Tirana është sot bashkia që vidhet më shumë nga kryetari i saj. E kanë të pamundur qytetarët e Tiranës, Petrelës, të përballojnë këtë kosto të lartë të jetesës. Ndaj plani i Belindit për Tiranën është plani që i shërben drejpërdrejt qytetarëve të Tiranës’-tha Brahimllari.

Teksa mirëpritën projektin për bujqësinë dhe zonat rurale, banorët e Petrelës treguan sesi bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj i ka diskriminuar gjatë këtyre viteve, ndërsa tentojnë të shesin prodhimet e tyre në kryeqytet ata përndiqen nga punonjësit e policisë bashkiake. 

 ‘Unë shkoj mëngjes për mëngjes, dhe del polici i bashkisë dhe më thotë: e di çfarë të bëj mo? Ta var paguren në qafë! Eshtë buka e kalamanit o shoku i thashë, po ik! 45 vjet ishim të përndjekur, tani po na vënë litarin në fyt, po na marrin fare, nuk është përndjekje kjo. Me ardhjen e këtyre horrave në pushtet, i prishën të gjithë planet këta, pavarësisht se qytetarët kanë paguar lekët për planin rregullues. Vijnë sekserët, se kanë halle njerëzit, do ndërtojnë do shesin, por toka këtu është e gjelbër, kushton 5 lekë, se po të ishte zonë ndërtimi kushton më shumë’-u shprehën qytetarët. 

Image

Shqetësimeve të qytetarëve dhe fermerëve të Petrelës, Belind Këlliçi u përgjigj se do t`u japë zgjidhje pas 14 majit. Sipas tij, policia bashkiake që aktualisht ndjek shembullin e Erion Veliajt, pas 14 majit nuk do të jetë më e tillë. 

‘Ai polici bashkiak kur ka mbi krye kryetarin e bashkisë, që e ka bandit, që nga mëngjesi deri në darkë vjedh qytetarët, vjedh taksat, është i lidhur me mafian, dhe ai polici bashkiak thotë pse të mos vjedh dhe unë, se këtu kështu qenka. Dhe ai polici bashkiak nuk është marrë aty me të ndihmu ty, me patrullu zonën, me të ndihmu, me të dhënë informacion, me të garantu siguri fizike, me pa diçka që nuk shkon, me qenë afër me komunitetin, me raport, por është vënë aty me të vënë gjobë, me të vënë gjobë, me të ra në qafë. Me mua kjo nuk ndodh më, nuk ndodh më’-tha Belind Këlliçi.

Më herët, ai zhvilloi takime edhe në zonën e Krrabës, Farkës, Baldushkut, ku banorët denoncuan bashkinë e Tiranës që në 8 vjet nuk ka kryer asnjë investim.

 ‘Ujin unë e kam marr në pyll në fakt, e kam marrë 3 mijë metra më lart më zorre. U bën 30 vjet që unë nuk e mbaj mend të kem marrë njëherë ndihma. 8 vjet, asnjë lopatë edhe me mbush një gropë’,-u shprehën disa qytetarë.

Edhe në këto zona rurale, Belind Këlliçi prezantoi planin fiskal, që parashikon reduktimin apo heqjen e disa taksave vendore, të cilat do ndihmojnë biznesin e vogël dhe fermerët në zonat rurale të Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco