Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Dhjetëra mjekë kandidatë/ Meta: Jemi shumë të kënaqur me Alimehmetin, doktorin e Kukësit, Lezhës, Beratit etj.

Dhjetëra mjekë kandidatë/ Meta: Jemi shumë të kënaqur me Alimehmetin, doktorin e Kukësit, Lezhës, Beratit etj.

12:15, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka treguar sesa prioritet i ka dhënë partia që ai drejton dhe opozita në tërësi, kandidimit të mjekëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Ai i evidentoi ata sot gjatë tryezës së diskutimit të PL për shëndetësinë.

“Tirana është 6 herë më e madhe sesa ka qenë para 30 vitesh, - tha Meta, - por pothuajse është i njëjti numër qendrash shëndetësore dhe poliklinikash si para viteve ’90 kur nuk kishte as 165 mijë banorë.

Ndërkohë, jepen mijëra metra katrorë për të ndërtuar kulla pa fund dhe kulla mbi kullat e nxirren edhe njerëzit me dhunë nga shtëpitë në mënyrë që në banesat e tyre të ndërtohen përsëri kulla e nuk gjendet mundësia, hapësira për të ndërtuar qendra shëndetësore të reja megjithëse disa nga njesitë administrative të Tiranës janë 10-fishuar. Dhe kjo e vështirëson shumë jo vetëm aksesin e qytetit, por kjo i mbingarkon shumë mjekët dhe personelin shëndetësor për të bërë punën me qetësi.

Unë besoj se edhe kjo çështje do të marrë zgjidhje me zgjedhjet e 14 Majit dhe ne jemi shumë të kënaqur që në listat e këshillave bashkiakë kemi shumë mjekë, personalitete, siç është në Tiranë Ilir Alimehmeti që kryeson listën e këshilltarëve të opozitës ë bashkuar, një mjek i njohur, figurë politike; siç kemi doktor Artan Distafën; doktor Gentin në Pogradec e shumë të tjerë si dhe shumë mjekë të shkëlqyer që kandidojnë për kryetarë bashkie, siç është doktori i Kukësit, doktori i Lezhës, doktori i Beratit, doktori i Maliqit e shumë të tjerë. Po i përmend këto raste për të treguar që është mundësi shumë e mirë për t’i dhënë prioritet çështjeve të shëndetit publik dhe për të treguar një kontrast me qeverinë qendrore që shëndetësinë e ka thjesht vetëm për koncensione dhe për të jusfitikuar korrupsionin e saj me klientët e vet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco