Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ ‘Dosjet’: Balla konfirmon bashkëpunimin e radhës me Alibeajn

11:24, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla konfirmoi këtë të premte bashkëpunimin e radhës me Enkelejd Alibeajn.

Në një deklaratë për gazetarët, Balla tha se socialistët janë në konsensus me grupimin Basha-Alibeaj sa i takon ligjit për dosjet, duke theksuar se propozimi i tyre është i arsyeshëm.

Balla paralajmëroi votën pro të maxhorancës ndaj propozimin e Alibeajt për humbjen e mandatit të deputetit për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, duke shtuar se rezultati përfundimtar do jetë bashkëpunues.

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha e quajti një nismë të tillë si një gjueti shtrigash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco