Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Balla justifikon kryebashkiakun e dënuar socialist: Si të gjithë emigrantët...

Balla justifikon kryebashkiakun e dënuar socialist: Si të gjithë emigrantët...

10:58, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ndonëse kryebashkiaku aktual i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në 14 maj, rezulton i dënuar me vendim gjykate në Greqi, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka dalë në mbrojtje.

Hajdari do rikandidojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke çuditur jo pak me përqasjen e tij ndaj ligjit në deklaratat publike, Balla theksoi se kjo gjë iu ka ndodhur të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar, duke e bërë një fenomen tepër normal, ndonëse kryebashkiaku fshehu dënimin në formularin e dekriminalizuar.

Balla: T’ia lëmë Komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët, që kanë qenë në detyrë, dhe që ushtrimi i formularit të dekrimializmit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën. Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik.

Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla

(Pyetet për Kreshnik Hajdarin) S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco